Ergys Kace shenon golin e pare me Viktoria Plzen

Lidhur me artikullin:

Vetem 11 dite pas debutimit me Viktoria Plzen, Ergys Kace gjeti golin e pare ne radhet e skuadres ku u huazua gjate merkatos se veres nga PAOK-u i Selanikut. Mesfushori shqiptar shenoi ne sfiden e 1/16 te Kupes se Cekise, ku Viktoria Plzen fitoi 7-0 ne fushen e Hlucin-it. Pas avantazhit te miqve me Baranek ne minutat e para, Kace dyfishoi shifrat ne fundin e pjeses se pare te sfides.

Ne pushimin ndermjet pjeseve, trajneri Roman Pivarník vendosi ta zevendesonte kuqeziun, ne menyre qe ai te kete mundesi te rikuperoje forcat, pas kalendarit tejet te ngjeshur. Kjo per faktin se prej debutimit me 10 Shtator ne Ligen e Pare ceke, me aktivizimin 45 minutesh ne fitoren 2-1 ne fushen e Liberec, Ergys Kace luajti 90 minuta te plota ne barazimin 1-1 me Romen ne Europa League dhe ne fitoren 2-0 te Viktoria Plzen, te regjistruar gjate fundjaves se kaluar perballe Karvina-s.

22-vjeçari u huazua ne radhet e kampioneve te Cekise per nje vit, me klubin e Viktoria Plzen qe ka te drejten te ushtroje blerjen e plot te kartonit te mesfushorit shqiptar ne fund te sezonit.