Erion Veliaj flet per protestat dhe grevat e urise

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj ishte i ftuar ne “Revisten Televizive te Mbremjes” per te folur ne lidhje me greven e urise se te larguarve nga administrata si edhe per ate te nisur gjate se merkures nga te perndjekurit politik .

Ministri Veliaj i ka cilesuar dy grevat e nisura si krejtesisht politike dhe te drejtuara nga njerez teresisht pa legjitimitet, te cilet nuk kane asnje lidhje me kauzat qe ata perfaqesojne.

Sipas tij vetem brenda 5 muajve jane shperndare kestet per 1 mije te perndjekur politik, te cilet ne 8 vite nuk kishin marre asnje kest.

Pandi Gjata: Perveç greves se urise se te larguarve nga administrata nisi edhe ajo e te perndjekurve politik. A eshte kjo e drejte dhe si do te arrini te zgjidhni kerkesat e tyre?

Erion Veliaj: Une gjykoj qe çdo lloj greve dhe çdo lloj proteste eshte e drejte si instrument i te beri me dije te interesave, bindjeve apo shqetesimeve. Ajo qe gjykoj qe eshte e padrejte jane motivet. PD nuk eshte treguar inteligjente sepse ka zgjedhur njerez qe drejtojne keto kauza njerez qe nuk kane lidhje me to. Kauzen e te perndjekurve politik e drejton nje zoteri qe nuk ka bere asnje dite burg. Ne kete sens greves i humbet vlera pasi duket qe ka kalendar politik. Kur zgjedh qe drejtuesit e ketyre kauzave te jene njerez pa legjitimitet sigurish qe behet e veshtire. Kjo demton realisht ata qe jane te perndjekur qe presin kestet qe nuk u dhane ne 8 vjet.

Pandi Gjata: Si eshte situata me demshperblimet e te perndjekurve?

Erion Veliaj: Situata eshte shume transparente. Ne kemi nje fund prej 18 mln dollaresh. Une personalisht jam çdo jave kur ne shperndajme kestet. Ne duhet te ndryshojme ligjin dhe t’i japim prioritet atyre qe jane ende gjalle sesa niperve apo mbesave qe kane te drejte te perfitojne, por mund te presin teksa ata qe e kane perjetuar vuajtjen mbi kurriz duhet t’i marrin ato. Ne 8 vjet duhet te ishin dhene 8 keste, por jane dhene vetem 2 keste dhe keto vetem per nje pjese dhe 2 mije te tjere nuk kane marre asnje kest. Ne ne 5 muaj, rekord, per 1 mije veta, qe nuk kishin marre asnje kest, i kemi shperndare dhe 1 mije te tjeret do t’i perfundojme brenda veres. Kjo do te thote qe duhet te jemi nje shoqeri e se drejtes, jo nje kanibalizem social. Nje politikan serioz qe beson tek ajo kauze shkon vete ne greve dhe nuk shkon per te bere foto ne grevat e te tjereve.

Pandi Gjata: A ka qasje politike kjo greve, por edhe ajo e te larguarve nga puna dhe a eshte nje moment tensioni mes mazhorances dhe opozites?

Erion Veliaj: Ne momentin kur çadrat i instalojne vet deputetet dhe nuk futen vet ne greve kam pershtypjen qe e demaskon pak kete situate dhe ja heq komplet simboliken greves. Une kam qene personalisht i interesuar dhe i shqetesuar dhe kam kerkuar te shoh te gjitha dosjet e ketyre njerezve. Edhe ketu kemi nje problem moral, me mire qe greven e drejton dikush qe nga vet PD-ja paralajmerohet 5 here per heqje nga puna sepse nuk shkon ne pune, kjo do te thote qe jane disa njerez qe kerkojne rroge dhe jo pune. Une gjykoj qe dikush me gjimnaz, kur kerkohet dikush me universitet, ne Gjirokaster i ka bere lemsh pensionet e Gjirokastres sigurisht qe do te zevendesohet nga nje njeri me universitet.

Pandi Gjata: Nga kjo qe ju po thoni greva do te vazhdoje, por me shume mundesi personat ne greve do te shtohen.

Erion Veliaj: Ashtu siç ka funksionuar edhe 8 vitet e tjera, asnje njeri nuk ka shantazhuar shtetin. Ne momentin qe fiton gjyqet ne te gjitha shkallet, ligji ka nje percaktim, kur gjykata te jep te drejte merr parate e kompensimit dhe nese gjykata nuk te shpall fitues nuk ke me se çfare te kerkosh. Sot, ne raportet me opoziten, ne duhet te imitojme sa te mundemi ate qe po ndodh kudo ne bote. Si qeveria dhe opozita ne Gjermani jane duke folur “t’i perveshim menget dhe ti futemi punes” dhe ne kemi nje qeveri qe flet per pune dhe nje qeveri qe flet per sevap.

Pandi Gjata: Perveç ketyre 2 grevave te urise eshte folur qe do te kemi edhe te tjera. Do te kete nje reagim te qeverise apo do te lejohen te vijojne?

Erion Veliaj: Per nje njeri, i cili nuk ka bere asnje dite burg si i perndjekur une nuk mund te taksoj prinderit e t’u dhe t’i jap para dikujt qe thjesht vete emerohet i perndjekur, per njerez qe e kane pasur punen edhe nuk shkojne ne pune ose gjimnaziste qe duan te behen drejtore pensionesh, kjo nuk mund te ndodh. Njerez qe marrin edhe rroge nga shteti, vjedhin edhe kempin kjo eshte mekat per dike qe realisht eshte sakat. Keto persona mund te vazhdojne greven, por te organizosh greva dhe te ngresh çadra nuk eshte strategji qeverisese. Nese 99% e shoqerise beson te merita dhe te puna dhe 1% e shoqerise qe bene shantazh dhe kerkon te paguhet dhe pse nuk e meriton, keshtu nuk po kultivojme nje shoqeri europiane. Une besoj qe opozita po humbet terren çdo dite, megjithate ky eshte vendim i tyre.

Pandi Gjata: Grevat jane njera ane, por duket se do te kete edhe beteje parlamentare. PD ka kerkuar ngritjen e nje komisioni parlamentar per te gjitha emerimet ne administrate dhe ka pasur edhe raste te denoncuara nga PD per emra problematik te emeruar.

Erion Veliaj: Une kam qene dje ne Komisionin e Integrimit dhe sigurisht qe jam i pergatitur per çdo lloj komisioni, por gjykoj edhe pse Shqiperia sot nuk eshte nje vend i perkryer, krahasuar me ate te vitit te kaluar eshte nje vend normal. Nje vit me pare ndihme ekonomike nuk paguhej prej 6 muajsh, sot paguhet ne kohe, familjet rome rrinin ne rruge dhe ishin turpi i ketij qyteti dhe sot kane nje strehim. Zyrat e punes ishin neper apartamentet e pallateve te drejtoreve, nga kete qe jane sot ne greve, sot jane ne qender te qytetit. Do te donim te kishim punesuar te gjithe popullsine, por me mire diçka se sa asgje. Une gjykoj qe PD vertet eshte ne opozite, por nuk eshte ne opozite ne Tirane, e ka mundesine qe t’i heqe biletat per invalidet ne autobus, ne Tirane e ka mundesine qe ne 4 mije veta qe ka ne staf Bashkia e Tiranes po te donte i fuste grevistet ne pune. Qartazi qe kjo eshte politike. Ne çdo sondazh njerezit ne Shqiperi besojne te puna dhe merita.

Pandi Gjata: Jemi ne nje situate me greva, nje klime e acaruar politike, akuza qe po vijojne prej jacesh per trafik droge. Gjithe kjo klime a do te kete efekte per statusin?

Erion Veliaj: Nuk do te kete asnje efekt te statusi nje regji e keq konceptuar dhe shume e dobet e shantazhit ndaj nje qeverie, e cila po bene gjithçka per te nxjerre vendin nga nje grope e paimagjinueshme. Te gjithe vleresimet inkurajuese nga shtetet kryesore deshmojne se ketu po vleresohet dhe po duket qarte se kush udheheq me fjale dhe kush me pune. Ne po udheheqim me pune dhe detyra jone nuk eshte te bejme negociata me çdo person qe na shantazhon, detyra jone eshte t’i japim kestet atyre qe kane bere burg dhe jo atyre qe nuk kane bere. eshte e njejta sjellje qe do te kishte bere cilido shtet i civilizuar . Negociata me terroriste dhe me shantazhues nuk behet ne asnje vend.

Top Channel