Eshte zyrtare, Microsoft konfirmon konferencen Build 2016

Konferenca e zhvilluesve Microsoft Build 2016 do te rikthehet vitin e ardhshem ne datat 30 Mars – 1 Prill. Ekzekutivi i departamentit te zhvilluesve njoftoi keto data ne rrjetin social Twitter ku ftoi zhvilluesit te shohin te ardhmen e teknologjise dhe te Microsoft.

Perveç datave te konferences asgje tjeter nuk eshte detajuar. Uebfaqja zyrtare e konferences Build shfaq vetem vendodhjen. Axhenda, çmimet dhe disponueshmeria e biletave ngelen enigme.

Ne 2016-ten besojme se konferenca Build e Microsoft do te flase e gjitha gjuhen e Windows 10, Windows 10 Mobile, HoloLens, Visual Studio, .NET, Azure dhe Xbox.

/PCWorld Albanian/