“Ethet e arit”, 7-fishohet importi i metalit te çmuar ne Kine

Importi i arit ne Kine eshte rritur me 700 per qind qe nga viti 2010. Kina mbetet konsumatori me i madh ne bote i metalit te çmuar, thuhet ne nje raport te publikuar se fundmi ne Hong Kong.

Ne vitin 2015, Kina ka importuar te pakten 1 mije tone ar, ndersa pese vjet me pare, importi vjetor qendronte ne nivelin e 100 toneve.

Sa i perket vitit qe lame pas, vendi i dyte per importin e arit i takon Indise, me 849 tone.

Vitin qe shkoi, kerkesa per monedhat e arit ne Kine u rrit me 25 per qind ne tremujorin e fundit. Kjo shkaktoi zhvleresimin e monedhes vendase, juan.

Banka Qendrore e Kines i ka favorizuar depozitat ne ar, me qellim qe te shmangen depozitat ne dollare amerikane, shkruan RT.

Vitin e kaluar, qeveria kineze njoftoi nje rritje me 60 per qind te rezerves qe arit ne krahasim me vitin 2009.

/Telegrafi/