Anjeza Shahini

“Ethet e te Premtes” Si kane ndryshuar, Elvana Gjata, Olta Boka, Xhensila Myrtezaj dhe shume kengetare te tjera

Historia e formatit te talenteve te reja ne kenge, ‘Ethet e se Premtes mbrema’, nisi ne vitin 2003.
Qe me heren e pare, ky transmetim u prit shume mire nga publiku, i cili deri atehere i kishte njohur talentet e reja vetem permes festivaleve, si ‘Kenget e stines’, Festivali i Kenges ne RTSH apo ‘Kenga Magjike’, transmeton anabel.
Ndikimi i menjehershem qe pati ‘Ethet e se Premtes Mbrema’ ne muziken shqiptare u deshmua me fituesen e edicionit te pare, Anjeza Shahini.
Pasi u zgjodh me e pelqyera e publikut permes SMS-ve, ajo mori pjese edhe ne Festivalin e Kenges te vitit 2003 ku u shpall fituese duke fituar te drejten e perfaqesimit te Shqiperise ne Eurovision-in e vitit 2004, ne Turqi, ku siç e dime u rendit e 6-a.
Por nuk ishte vetem Anjeza ajo qe ndoqi nje trajektore te tille pas ‘Etheve’; per disa vite u duk sikur finalistet e ‘Etheve te se Premtes’ ishin me te favorizuar per te fituar Festivalin e Kenges e per te kenduar me pas ne Eurovision. Kujtojme ketu Luiz Ejllin, fituesin e ‘Ethet e se Premtes 2’ i cili na perfaqesoi ne Eurovision-in e vitit 2006.
Megjithate do te ishte Olta Boka, e cila nuk u kualifikua ne finalen e ‘Etheve’, qe do ta çbente kete besim duke fituar Festivalin e Kenges per te kenduar ne Eurosong-un e vitit 2008 ne Beograd.
Te tjere konkurrente te ketij spektakli talentesh na perfaqesuan ne vazhdim ne Eurosong. Kejsi Tola ne vitin 2009, Rona Nishliu ne vitin 2012, Hersi Matmuja ne vitin 2014, dhe Elhaida Dani, e cila ne edicionin e fundit, ‘Ethet 4’, pati te njejtin fat me Olta Boken duke mos u kualifikuar ne finale.
Por jo gjithmone te fituarit te nje spektakli talentesh do te thote fame dhe karriere e metejshme. Disa prej finalisteve te ‘Etheve’, si Besmir Metani, Erti Hizmo e shume te tjere, vijuan te merreshin me muziken edhe per pak kohe, per t’u profilizuar ne profesione te tjera.
Nga ana tjeter, disa prej atyre qe nuk mberriten deri ne finale apo u skualifikuan te paret ne netet e medha, do te ishin ata me kembengulesit per te krijuar nje karriere muzikore e qe jane ende pjese e spektakleve tona.
Shfletoni galerine per te pare si dukeshin kengetaret e njohur te skenave tona nen ‘Ethet e se Premtes Mbrema’.