Etrit Berisha i bind te gjithe. Atalanta gati ta bleje perfundimisht

Lidhur me artikullin:

Etrit Berisha eshte njeriu i momentit te Atalanta. Fale paraqitjeve fantastike te gardianit kuqezi i cili i ka vendosur kycin portes, skuadra bergamaske po fluturon ne tabelen e klasfikimit. Fale formes se shfaqur gjate kesaj periudhe Berisha ka arritur te ule perfundimisht ne stol Marco Sportiello i cili cilesohej si nje nga portieret me te talentuar te Serise A, deri ne diten qe 27-vjecari nga Prishtina u be pjese e skuadres zikalter. Ne 6 javet e fundit te kampionatit Etrit Berisha ka pesuar vetem 2 gola me Atalanten e Gianpiero Gasperinit qe ka arritur te grumbulloje plot 16 pike duke koleksionuar 5 fitore dhe nje barazim dhe duke bere me mire edhe se vete Juventusi qe kryeson klasifikimin.

Ne Atleti Azurri D’Italia, Etrit Berisha ka fituar zemrat e te gjitheve dhe drejtuesit e Atalantes pas paraqitjeve fantastike te portierit shqiptar kane vendosur ta blejne perfundimisht kartonin e tij. Sipas asaj qe raporton e perditshmja italiane La Republica, Lazio ka shfaqur interes per Alberto Paloschin por per te lejuar largimin e sulmuesit italian ne merkaton e Janarit Atalanta kerkon qe ne marreveshjen mes paleve te perfshihet kartoni i gardianit kuqezi. Igli Tare drejtori sportiv i bardhekalter u ka bere te qarte drejtuesve te Atalanes se kerkon 3.5 milione Euro per te lene perfundmisht te lire Berishen. Ne krahun tjeter Atalanta kerkon 5,5 milione Euro per kartonin e Paloschit dhe ne kete kontekst, Lazio pervec se ti jape kartonin e Berishes duhet te paguaje edhe 2 milione Euro ne arkat e Atalantes qe kjo marreveshje te realizohet.