Etrit Berisha do te operohet. Rikthimi parashikohet ne 2017

Lidhur me artikullin:

Etrit Berisha do ti drejtohet salles se operacionit. Rezultoi me i rende sesa parashikohej demtimi i pesuar nga portieri shqiptar i cili kete te Merkure do ti nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale per te lene pas problemet ne gjurin e djathte. Nje lajm aspak i mire ky per Atalanten qe do te humbase sherbimet e Berishes per disa jave, ne nje moment qe skuadra bergamaske kishte vertete shume nevoje per 27-vjecarin nga Prishtina, i cili me sigurine qe ka percjelle mes shtyllave gjate kesaj periudhe eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem per ekipin e Gasperinit. Ishte vete klubi i Atalantes ne profilin e tij ne Twitter qe beri te ditur se portieri shqiptar do te operohet kete te Merkure ne kliniken Villa Stuart ne Rome nga doktor profesor Pier Paolo Mariani.

Berisha ne ndeshjen mes Atalantes dhe Romes ka demtuar meniskun e gjurit te djathte dhe ka nevoje per nje nderhyrje kirurgjikale per te lene pas problemet ne kembe. Per shkak te ketij lendimi 27-vjecari humbi ndeshjen e fundit te kampionatit mes Bolognas dhe Atalantes dhe tashme do te mungoje edhe ne disa takime te tjera shume te rendesishme te skuadres bergamaske sic eshte sfida e kesaj fundjave ndaj Juventusit. Ne 8 ndeshjet e fundit me Atalanten si titullar Berisha pesoi vetem 3 gola, por tanime vendin e tij ne formacionin e skuadres zikalter do ta marre Marco Sportiello. Nuk dihet me siguri sesa kohe do ti duhet gardianit te kombetares kuqezi per tu rikthyer i gatshem per te luajtur por mediat italiane zbulojne se Berisha do te qendroje per te pakten 3 jave larg fushave dhe me shume gjasa do ti vihet ne dispozicion te trajnerit Gasperini ne fillim te Janarit.