Etrit Berisha ne udhekryq. Pas EURO 2016 gardiani nuk do te kthehet te Lazio

Lidhur me artikullin:

Rinovimi i Federiccho Marchetti dhe e ardhmja ende ne dyshim e Etrit Berishes e bejne te paqarte situaten e portiereve ne radhet e Lazio. Edhe pse gardiani italian zgjati bashkepunimin, Juventus eshte vene ne ndjekje te tij per ta transferuar ne Torino ku mund te marre rolin e zevendesit te Buffon. Gjithsesi, largimi i mundshem i italianit nuk e ndihmon shqiptarin qe gjithashtu ka bere gati valixhet dhe ne perfundim te Euro 2016 ai mund te mos kthehet me ne Rome.

Sipas mediave italiane, Berisha ka lene te kuptohet se vendimin perfundimtar do ta marre pas europianit. Ne kete menyre, Lazio po mendon te gjeje zgjidhje te shpejta duke hedhur syte nga tregu i portiereve. Aktualisht, klubi kryeqytetas ka vetem nje emer te konfirmuar, ai eshte kroati Vargic i blere disa muaj me pare por do te transferohet zyrtarisht ne Rome gjate sezonit te ri, duke ngjallur edhe pakenaqesine e dy portiereve bardhkalter per kete levizje te klubit.