Euro 2016 bashkon legjendat Pele dhe Maradona

Euro 2016 bashkon dy nga legjendat e futbollit boteror. Argjentinasi dhe braziliani qe ne te shkuaren jane perplasur ne debate dhe kritika te ndersjellta, zbresin ne fushe per “Ndeshjen e Paqes”. Te buzeqeshur dhe te zhveshur nga çdo tension, dy figurat me te medha te futbollit boteror zbriten ne fushen e improvizuar te “Palais Royal” ne Paris pak ore perpara startit te europianit. Nje ndeshje simbolike qe synon te jape mesazhin e bashkimit ne prag te evenimentit me te madh te futbollit europian.

Ne ndeshje moren pjese edhe figura te tjera te njohura si Ciro Ferrara, Rio Ferdinand, David Trezeguet, Fernando Hierro, Dida, Marco Materazzi, Hernan Crespo, Bebeto, Angelo Peruzzi dhe Clarence Seedorf.

Maradona dhe Pele i drejtuan skuadrat nga stoli ne nje ndeshje qe zgjati 30 minuta. Hera e fundit qe ata i kishin dhene doren njeri-tjetrit ishte viti 2005 kur Pele u ftua nga Maradona ne nje program televiziv ne Argjentine. Por nese dy legjenda pranojne te bejne paqe duke i dhene doren njeri tjetrit, dy emra te medhenj te futbollit aktual bashkohen ne muzeun e Parisit. Statujat e portugezit Ronaldo dhe argjentinasit Messi jane zbuluar ne muzeun e kryeqendres franceze.