EURO 2016. Europiani i mbrojtesve dhe portiereve

Lidhur me artikullin:

Ky eshte europiani i mbrojtjeve te forta dhe portiereve qe pesojne shume pak gola. Edhe pse spektakli ne fushe dhe ne tribuna ka qene gjithmone prezent, mungesa e golit eshte kthyer ne nje problem ne Euro 2016. Per nje futboll sa me te bukur nevojiten golat, por deri tani ne France te gjitha skuadrat pikesepari i kane kushtuar me shume rendesi fazes mbrojtese se asaj sulmuese. Duke mos pesuar mund te arrish te suksesi ka qene kjo filozofia fituese e 24 kombetareve pjesemarrese ne Euro 2016.

Vetem 73 gola jane shenuar ne 39 ndeshjet e para te ketij Europiani, nje mesatare shume e ulet finalizimi. Ky europian deri diku te sjell ne vemendje ate te vitit 1968, kompeticioni i vetem ne te cilin mesatarja e shenimit te golave ka qene me ulet se sot. 1,87 eshte numri i golave per takim ne 39 ndeshjet e para te Euro 2016. Ne 1968-ten kur ne fazen finale merrnin pjese vetem 4 skuadra mestarja ishte akoma edhe me e ulet, 1.4 gola per ndeshje. Ne kete kontekst ky Europian deri ne kete pike eshte i dyti me nje mesatare me te ulet te golave per ndeshje.

Ne France kane munguar edhe rrjetat e sulmuesve sepse nje gjigand i futbollit si Zlatan Ibrahimovic u largua pa shenuar nga europiani, nderkohe qe edhe dy bomberat e Polonise, Milik dhe Lewandowski nuk e kane gjetur ende rrugen e rrjetes, ashtu si Harry Kane, apo Mario Mandzukic qe nuk mundi te shenonte asnje gol me Kroacine.