Euro 2016. France – Portugali nje perplasje filozofie

France-Portugali, nje duel qe vlen fronin europian prestigjin qe te dhuron nje eveniment i madh si Euro 2016. Mbreteresha e re e kontinentit do te vendoset pas takimit final te ketij europiani ne “Stade De France” ku dy superfuqite e futbllit do te ndeshen ne nje sfide pa kthim pas. Franca dy here fituese e ketij trofeu eshte dukshem e avantazhuar ndaj finalisteve te vitit 2004 pasi ka ne anen e saj publikun, por luzitanet shpresojne qe shpirti i sakrifices qe kane treguar ne kete rrugetim te suksesshem, t’i drejtoje te trofeu i pare ne histori.

Trajneri Didier Deschamps shpreson qe ta riktheje kupen ne France pas 16 vitesh por ndaj Cristiano Ronaldo & CO nuk do te jete aspak e lehte. Portugalia eshte pasqyrim i filozofise se trajnerit Santos qe brenda pak muajsh injektoi mentalitetin fitues dhe finalja do te jete nje histori ndryshe per te dyja skuadrat qe kane ndjekur rruge te ndryshme drejt Parisit.

Portugalia i ka humbur 10 ndeshjet e fundit kunder Frances, por rikthimi i Cristiano Ronaldos ne nivelet me te larta, eshte nje sinjal alarmi per blute. Triumfi ndaj Uellsit ishte testi final i luzitaneve qe treguan edhe nje here se grupi qe kane ne dispozicion eshte konsoliduar plotesisht. Asnje nga trajneret nuk ka probleme me demtimet apo pezullimet. Kjo do te jete ndeshja e katert ne nje eveniment madhor mes dy skuadrave.

Franca kryeson bindshem me tre fitore ne Euro 84, Euro 2000 dhe Kupen e Botes 2006. Gjithsesi, ky eshte rasti i arte per brezin e talentuar te Portugalise qe t’i jape fund mallkimit te gjate pa asnje trofe. Ne 13 ndeshjet e fundit, skuadra e Santos nuk njeh humbje, ndersa Franca vjen me komode ne kete finale pas nje faze grupesh relativisht te lehte dhe dy ndeshje te lehta ne leter ndaj Irlandes e Islandes qe pasuan superduelin me Gjermanine ku blute u dhane nje shuplake djemve te Low.

Si Portugalia ashtu edhe Franca ishin pjese e grupit eliminator te Shqiperise me perjashtimin e faktit se “gjelat” zhvilluan ndeshje miqesore. Me 13 gola ne 6 ndeshje, Franca eshte edhe ekipi me shume produktiv ne kete europian dhe Griezmann do te kerkoje qe kete finale ndaj Cristiano Ronaldos ta fitoje pasi zhgenjimi qe i dhuroi portugezi ne Champions League ishte i madh. Gjithsesi, per Francen, ashtu si edhe per Portugaline, kjo eshte nje ndeshje pa precedente ku asnje prej skuadrave nuk duhet ta ktheje koken pas.

Luzitanet po ndertojne murin hermetik dhe nje strategji te kujdesshme, ndersa rivalet e tyre besojne verberisht te klasi i Paul Pogba, Dimitri Payet e Antoine Griezmann per te lumturuar popullin e tyre. Aasnje surprize nga dy trajneret sepse Portugalia synn te jete nje skuader cinike dhe e balancuar, ashtu si Franca qe nuk i lejohen aventurat sepse kjo eshte nje finale dhe ne finale, rendesi ka vetem fitorja. Euro 2016 do te uaje aktin e fundit te dielen ne oren 21:00, Europa behet gati per te kurorezuar mbretereshen e re.