EURO 2016. Futbollistet franceze kane perdorur doping?

Lidhur me artikullin:

Lojtaret e kombetares franceze ka mundesi qe te kene marre stimulante gjate Kampionatit Evropian. Nje gazetar i revistes gjermane “Sport Bild” gjeti nje preparatat “Guronsan” ne dhomen e zhveshjes se “gjelave” pas gjysmefinales kunder Gjermanise. “Guronsan” eshte nje stimulues me kafeine.

Faktikisht, kjo substance nuk eshte e ndaluar ne listen e Agjencise Boterore te Anti-Dopingut (WADA), por profesori Fritz Sörgel, ekspert i dopingut, zbulon ne “Sport Bild” nje detaj qe nuk mund te anashkalohet.

droga2

“Sipas rregullores, çdo perpjekje e ketij lloji konsiderohet avantazh ndaj kundershtarit, pasi eshte diçka qe nuk e perfiton prej gjendjes trupore. Per mua, ‘Guronsan’ eshte doping! Eshte vertetuar se kafeina e shton performancen e sportisteve. Madje shton edhe aftesite njohese, qe do te thote shpejtesine e kunderveprimit.”

Sipas Sörgelit, lojtaret e kombetares franceze e kane marre substance menjehere para ndeshjes ose ne pushimin pas pjeses se pare. Dhe kjo, sipas tij, eshte e ndaluar!