EURO 2016. Gjermania fiton me veshtiresi. Polonia nuk di te ndalet.

Gjermania e nis aty ku e la. Kampionet e botes çelen zyrtarisht fushaten eleminatoreve te cilet kaluan me shume veshtiresi Skocine ne Dortmund me rezultatin 2-1, duke nisur rrugetimin drejt objektivit per suksesin europian. Djemte e Joachim Low moren menjehere drejtimin e Grupit D pas nje 90 minuteshi ku luajten me muziken e vjeter, dominimin e kundershtarit me pasime te sakta dhe nje lume rastesh te krijuara ne porten e kundershtarit. Schurrle, Kroos e Muller vendosen menjehere nen presion miqte nga veriu i ishullit Britanik, ndersa Gotze zbriti ne fushe qe nga minuta e pare. Rastin e pare per miqte e pati Bannan ne minuten e 14 por goditja e tij u devijua ne kendore. 4 minuta me pas, i perhershmi Thomas Muller zhbllokoi ndeshjen pasi shfrytezoi ne menyren me te mire nje krosim te Sebastian Rudy duke shenjestruar saktesisht porten e Marshall. Armata e Loee nuk e ndali ofensiven me Schurrle, Reus e Kroos qe u shfaqen te rrezikshem ne zonen e rreptesise se Skocise por pa mundur te thellonin avantazhin ne pjesen e pare. Ishte i perhershmi Schurrle qe rrezikoi serish ne minuten e 50, por goditja e tij perfundoi ne shkallen e “Signal Iduna Park”, ndersa Steven Naismith pati mundesine e arte per te barazuar shifrat ne minuten e 60 por e majta e tij ishte shume e gabuar edhe pse kishte mundesi per te bere me mire pas nje krosimi te ardhur nga e majta e sulmit. Ende e dehur nga suksesi ne Kupen e Botes, mbrojtja gjermane u tregua e pergjumur ne minuten e 66 kur Ikechi Anya perfitoi nga asisti i Fletcher per te ndeshkuar Manuel Neuer. Ky gol i dha nje shuplake te forte skuadres se Low qe reagoi ne kohen e duhur tre minuta me pas serish me Muller, i cili perfitoi nga nje gare e mbrojtjes mike per te rikthyer avantazhin. Kaq mjaftoi qe ndeshja te shkonte vetem ne nje drejtim, me Gjermanine ne kerkim te golit te trete dhe Skocine te pafuqishme qe ne fund te 90 minutave iu nenshtrua fatit duke dale me nje humbje por me koken lart nga shtepia e 4 here kampioneve te botes.
Ne dy sfidat e tjera te grupit D, Irlanda fitoi 2-1 ne Gjeorgji, ndersa Polonia shkaterroi 7-0 debutuesit e Gjibraltarit. Ne Grupin E, Irlanda e Veriut shtangu ne sekondat e fundit 2-1 HUngarine, Finlanda u imponua 3-1 ne fushen e Ishujve Faraoe, ndersa Rumania beri surprizen ne Greqi 1-0. Nje tjeter sfide qe mund te ngjalle interes edhe per kuqezinjte e kombetares se De Biasit eshte miqesorja e luajtur ne Serbi mes vendasve dhe Frances, e cila u mbyll ne barazim 1-1. Te dyja skuadrat jane pjese e grupit I ku ben pjese edhe Shqiperia, por ekipi i Deschamps luan ndeshjet ne menyre formale pasi e ka siguruar automatikisht kualifikimin per ne Euro 2016.