EURO 2016. Imazhi po shkaterrohet nga huliganet

Lidhur me artikullin:

Ne France 2016, ku masat e sigurise per shkak te frikes se sulmeve terrosriste kane qene ekstreme, nuk kane munguar perppasjet e dhunshme me protagoniste tifozet huligane. Nisen qe ne naten e pare me incidentet qe shkaktuan ultrasit e “Tre Luaneve” qe kendonin kunder Isisit ne rruget e Marseilles, per te vijuar mepas me pamjet horror bernda dhe jashte stadiumeve ne Velodromme dhe ne Lille. Me mesazhe te tilla si “Stuhi mbi Europen”, apo “Turi i Frances”, eshte e qarte qe anetaret e grupimit Utras te Rusise nuk kane udhetuar drejt Frances per te mbeshtetur kombetaren e vendit nga vijnw. Qellimi i tyre ishte i qarte, te shkaktonin kaos gjate turneut, sikurse ndodhi ne Marseille dhe Lille. Torcida Split, nje grupin ultras kroat, i hapen telashe kombetares ne ndeshjen me Cekine.

Koret raciste, simbolika fashiste dhe mjetet ndezese te hedhura ne fushe ne momentin kur Kroacia po fitonte 2-0 tregojne qellimin e vertete te ketij grupimi. Ky lloj prezantimi ne Europian, nuk i ben aspak nder perfaqesueses ballkanase. Hungaria u rikthye pas 44 vitesh ne finalet e Europianit dhe sigurisht ultrasit e kesaj perfaqesueseje nuk mund ta humbisnin rastin. Emri zyrtar i grupimit ultras te kesaj kombetarje eshte Brigada e Karpateve. Nje grupim i dhunshem, racist dhe homofob, qe provokoi incidente ne te dyja ndeshjet e Hungarise. Ky ishte nje veshtrim u shkurtur mbi anen e erret te ketij Europiani, kur per here te pare moren pjese 24 skuadra. Debutoi ne kete turne madhor te futbollit edhe Shqiperia, me fansat e saj te zjarrte kuqezi, qe nuk kane te bejne aspak me huliganizmin.