EURO 2016. Ja se si mund te kualifikohet Shqiperia

Pavaresisht tentativave per ti marre rezultat Frances, ne sfiden e se merkures ne Marseje, me dy humbje ne dy ndeshjet e para te Grupit A, Shqiperia ka shanse te pakta per te vazhduar aventuren ne Kampionatin Europian.

E megjithate, per aq kohe sa matematika nuk i ka nxjerre nga gara, kuqezinjte kane ende shprese per te realizuar nje tjeter mrekulli dhe te kualifikohet mes te tretave me te mira.

Ne rast te fitores me Rumanine, nuk ka asnje dyshim qe Shqiperia do ta mbyllte grupin ne vendin e trete, pavaresisht rezultatit ne sfiden tjeter ndermjet Zvicres dhe Frances.

Gjithsesi, per te shpresuar qe te jete mes te tretave me te mira te turneut, Kombetarja duhet te fitoje me sa me teper gola diference qe te jete e mundur perballe rumuneve.

Kjo per faktin se me humbjet ndaj zviceraneve dhe francezeve, momentalisht golavarazhi i Shqiperise eshte -3. Ne kete Europian, ku pritet qe nje pjese e madhe e skuadrave te grumbullojne te pakten 3 pike, eshte pikerisht diferenca e golave ajo qe do te vendose per ekipet qe do te plotesojne fazen e 1/8-ave.

Sipas perllogaritjeve, edhe duke fituar me dy gola diference perballe Rumanise, Shqiperia do te kishte 47 per qind shanse qe te vazhdonte me tej. Ne anen tjeter, edhe Rumanise i nevojitet me patjeter fitore, sepse vetem barazimi nuk mjafton.

Te dielen ne Lyon, ne oren 21:00 Shqiperia do te luaje shanset e saj. Te vetedijshem se Shqiperia e ka fituar Europianin e saj, me pjesemarrjen ne turneun ne France, me zemren e paraqitur ne fushe dhe me spektaklin e tifozeve ne tribuna