Euro 2016. Keta yje nuk shkelqyen ne ndeshjet e para

Lidhur me artikullin:

Ne ndalesen e pare te rrugetimit europian, te gjithe ishin drejtuar syte nga yjet e futbollit europian, por ata nuk munden te shkeelqejne duke zhgenjyer disi pritshmerite e tifozeve. Lewandowski, Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo, lojtare qe ne klubet e tyre konsiderohen te pazevendesueshem, nuk lane asnje gjurme ne sfidat hapese me kombetaret e tyre, ndryshe nga Gareth Bale, i cili arriti te ndihmonte Uellsin ne fitoren e veshtire kunder Sllovakise. Gjithsesi vetem 90 minuta nuk mjaftojne per te treguar klasin dhe te tre kane mundesine te zhbllokohen per te marre mbi supet e tyre edhe fatin e skuadrave qe perfaqesojne.

Cristiano Ronaldo u shfaq i nervozuar pas ndeshjes kunder Islandes duke permendur autobusin perpara portes nordike, ndersa ky justifikim nuk vlen per Leeandoskin pasi Irlanda e Veriut zhvilloi nje ndeshje te hapur duke i krijuar disa here mundesine per te prekur rrjeten. I treti por jo per nga rendesia, Zlatan Ibrahimovic, mund te ngushellohet me faktin se autogoli i Irlandes lindi pikerisht nga kembet e tij. Ne listen e lojtareve qe zhgenjyen jane edhe yjet e Anglise me ne krye Harry Keane por edhe Antoine Griezmann, Alvaro Morata, Thomas Müller, Mario Gotze, Lukauku, Hazard dhe De Bruyne, qe te gjithe lojtare qe mund te bejne diferencen ne fushen e lojes.