EURO 2016 nen diktatin e Real Madrid

Me penallti Real Madrid fitoi Champions numer 11, pasi mposhti ne finalen e Milanos Atleticon. Ne ate sfide asnje futbollist i Los Blancos nuk humbi nje 11-metersh por si per ironi te fatit nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per lojtaret e klubit merengues qe jane aktualisht te angazhuar ne kampionatin europian.

Vetem 2 ,11-metrsha jane gabuar deri tani ne Euro 2016-te, dhe kjo ndodhur me dy futbolliste te Realit. Cristiano Ronaldo humbi penalltine qe mund ti jepte fitoren Portugalise  ne sfiden ndaj Austrise, pasi u ndal nga shtylla. Akoma edhe me trashanik ishte gabimi i qendermbrojtesit Sergio Ramos, ne sfiden mes Kroacise dhe Spanjes.

11-metershi i humbur nga ky i fundit i kushtoi shume La Rojas qe humbi vendin e pare ne grupin D, dhe tashme do te mase forcat me Italine qe ne ruandin e 1/8-ave. Ne finalen e Championsit, Ronaldo dhe Ramos ishin dy prej futbollisteve qe realizuan ne ruleten e penalltive, por mesa duket pesha e fanelles se kombetares ka bere te veten te keta dy futbolliste te cilet nuk jane treguar te qete perpara portes.

Lojtaret e Realit ne fakt ne kete europian jane protagoniste si ne te mire ashtu edhe ne te keq, sepse Gareth Bale dhe i rikthyeri te Los Blancos Alvaro Morata jane dy golashenuesit me te mire deri tani ne kompeticion me nga 3 gola te realizuar.

Pa harruar dhe golin e Luka Modric ne perballjen Kroaci – Turqi.