EURO 2016 nen masa te rrepta sigurie

Lidhur me artikullin:

Kryefjala e Europianit 2016 per autoritetet franceze eshte siguria ne stadiume dhe zonat e tifozeve. Atentatet e muajit Nentor ne Paris kane ndryshuar jo vetem jeten e banoreve te kryeqytetit francez por edhe strategjine e autoriteteve te sigurise qe kane nisur punen per te ndertuar nje kordon te sigurt gjate muajit te Euro 2016.

Kreu i sherbimeve sekrete ka folur perpara Komisionit Parlamentar per masat qe jane marre, duke theksuar se rreziku me i madh vjen nga bombat artizanale. Stadiumi i ceremonise se hapjes dhe i finales do te mbrohet nga nje mur metali, ndersa tifozet do te kontrollohen plot 4 here deri ne hyrje. Vendimi per mburojat prej metali nuk eshte pelqyer nga tregtaret, por frika e vendosjes se bombave ne vende te populluara ka detyruar autoritetet te marrin masa ekstreme.

Perveç stadiumeve ku siguria do te jete ne nivelet me te larta, rreziku i atentateve eshte i madh edhe ne zonat e tifozeve. Qeveria ka vendosur qe te mos e anuloje projektin per keto zona, duke i dhene nje mesazh te qarte Shtetit Islamik se terrori nuk do te arrije ta frikesoje evenimentin me prestigjoz te futbollit europian. Buxheti qe do te siuroje europianin eshte dyfishuar duke arritur deri ne 24 milione Euro.

Gjithsesi, tensioni politik ne Paris persa i perket kesaj çeshtjeje mbetet i madh pasi opozita ka vene ne dukje pikat e dobeta te planit te sigurise.