EURO 2016 nen shenjen e golave te minutave te fundit

Euro 2016 eshte turneu i golave te minutes se fundit, ose ne kohen shtese. Ne 21 ndeshje te luajtura deri ne mbremjen e se premtes, 7 sfida jane percaktuar nga rrjetat e realizuara rreth minutes se 90-te ose edhe me mbrapa.

Gola ne sekondat finale jane shenuar edhe ne 6 ndeshje te tjera, qe gjithsesi nuk kane ndikuar per te percaktuar fituesin, por sherbyen me se shumti per golavarazhin e skuadrave. Plot 12 gola te shenuar ne fund, nga te cilet 6 kane qene vendimtare.

Skuadra qe ka perfituar me teper nga kjo statistike e veçante e Kampionatit Europian ka qene Franca, skuadra e vendit organizator dhe kundershtare e Shqiperise.

“Gjelat” fituan 2-1 ne ndeshjen hapese te turneut me Rumanine, fale golit te Payet ne minuten e 89-te. Fati ishte ne krah te skuadres se Deschamps edhe perballe kuqezinjve ne Marseje, me Shqperine qe u mposht pas rrjetave te Griezmann ne te 90-en dhe Payet ne minuten e 6 shtese.

Anglia vuajti golin e vone ne barazimin 1-1 perballe Rusise, me Berezincky-n qe ne te 92-en i hoqi fitoren. Por, Tre Luanet u shperblyen ne derbin me Uellsin, te fituar 2-1 pas golit te Sturridge po ne minuten e 92-te.

Pique shpetoi Spanjen ne ndeshjen hapese kunder Republikes Çeke ne minuten e 87-te. Pikerisht çeket arriten te barazonin 2-2 kunder Kroacise, fale golit me 11-metersh te realizuar nga Necid ne kohen shtese.

Eder i dhuroi kualifikimin Italise me rrjeten e minutes se 88-te, ne sfiden ku te kalterit mposhten minimalisht Suedine e Zlatan Ibrahimovic.

Golat qe nuk kane ndikuar ne rezultat jane ai i Pelle, ne minuten e 93-te ne fitoren e Italise me Belgjiken, Schweinsteiger ne te 92-en ne sfiden Gjermani-Ukraine, rrjeta e Stieber ne te 87-en ne suksesin 2-0 te Hungarise me Austrine dhe ne fund goli i dyte i Irlandes se Veriut ne fitoren me Ukrainen, nga McGinn ne minuten e 96-te.

Euro 2016 ne France eshte vertete shume taktik dhe me pak gola te realizuar, por eshte gjithashtu nje turne qe dhuron emocione deri ne sekondat e fundit.