EURO 2016. “Nese ka trofe per tifozerine, ate e meriton Shqiperia”

Lidhur me artikullin:

Dy te tretat e stadiumin jane mbushur me ngjyrat kuqezi. Ky ishte informacioni i dhene nga UEFA ne momentin kur gjyqtari kryesor, ceku Kralovec, vesrshelleu per nisjen e takimit Shqiperi – Rumani. Nje dominim absolut i tifozeve shqiptar ne parkun Olimpik te Lyonit, fanellat trengjyreshe te fansave rumune shfaqeshin thjesht si nuanca ne detin e pafund kuqezi. Zyrtarisht ne kete stadium kane qene te pranishem thuasje 50 mije tifoze, pra me me shume se 30 mije shqiptare.

E veshtire te thuajse nje shifer te sakte, por ishte qartesisht e dallueshme se shqiptaret te vendosur ne cdo sektor te impiantit dominonin ndaj tifozeve rumune. Me kendimin ne kor te kenges se kombetares “Kuqezi je Ti”, me pas te himnit kombetar, si dhe mbeshtetja e zjarrte gjate 90 minutave te lojes, urugani kuqezi mposhti cdo tentative te tifozeve kundeshtare per te fituar skenen e Parkut Olimpik te Lyonit. Praktikisht nje ndeshje e fituar qe ne tribuna, ashtu sikurse ndodhi edhe ne perballjen e pare me Zvicren ne stadiumin e Lensit.

Me 11 qershor, ndaj perfaqesues se Shaqirit, Xhakes, Behramit, Mehmedit dhe Xhemailit, kane qene te pranishem 33 800 tifoze, ku mbi 20 mije ishin shqiptare. Shqiperia e mahniti Europen qe ne debutim, entuziazem i jashtezakonshem e mbi te gjitha qytetari, ne kontrast te plote me ate qe ndodhte me huliganet angleze, ruse, hungareze apo kroate.

Edhe ne sfiden e dyte ne grup me Francen ne Velodromme, shqiptaret jo vetem qe mbushen me kapacitet te plote 16% te stadiumit qe i takonte ne baze te rregullores se UEFA-s, por me mijera te tjere u dhane nuanca kuqezi sektoreve ku ishin akomoduar tifozet franceze.

Dicka e pazakonte per nje perfaqesuese te vogel, por me zemer te madhe, e cila i tregoi Europes se Futbollit qe eshte pjese e rendesishme e sa