EURO 2016. Rumania: “Shqiperine e mundim. Franca eshte kundershtari yne”

Lidhur me artikullin:

Aventura e Shqiperise ne finalet e Euro 2016 nuk do te jete gjithçka perveçse e lehte. Me francen, Zvicren dhe Rumanine si rivale ne Grupin A, kuqezinjte duhet te bejne nje tjeter mrekulli, ashtu si ndodhi gjate kualifikueseve.

Nje prej skuadrave me te lumtura qe perballet me Shqiperine eshte Rumania, kundershtari i 19 Qershorit ne qytetin e Lionit, e cila eshte edhe sfida e fundit ne fazen e grupeve.

Sipas faqes zyrtare te UEFA-s, ne analizen per ecurine e Rumanise ndaj rivaleve te evenimentit ne France, skuadra e drejtuar nga Anghel Iordănescu-t eshte optimiste qe perballet me Kombetaren tone.

Rumunet jane rivali me i shpeshte i Shqiperise, me 18 perballje ne histori. Kuqezinjte kane regjistruar 13 humbje, 3 barazime dhe vetem dy fitore.

Suksesi me i afert i perfaqesueses eshte ai i 68-vjeteve me pare, me 2 Maj 1948, ne Kupen Ballkanike. Shqiperia nuk e ka mposhtur asnjehere Rumanine ne 8 ndeshje zyrtare per Kampionatin Europian apo Kupen e Botes. Rumania ka fituar gjashte sfidat e para, ndersa ndeshjet e kualifikueseve te Euro 2012 perfunduan te dyja ne barazim 1-1.

Perballja me e fundit eshte miqesorja e luajtur ne Maj 2014 ne Zvicer, ku Rumania fitoi 1-0 me golin e Răzvan Raţ. E vetmja skuader qe rumunet i tremben ne Grupin A eshte Franca, kundershtar me te cilin debutojne ne Euro 2016, por nuk kane fituar asnje sfide zyrtare.