EURO 2016. Sot dalin 3 cerekfinalistet e para

“Euro 2016” futet ne nje faze interesante ne ate me eliminim direkt, ku skuadrat duhet te zgjidhin gjithcka brenda 90 apo 120 minutave per te vijuar me tej. Ne baze te kalendarit, kete te shtune do te jene tre perfaqqesuese qe do te lualifikohen per ne fazen cerekfinale. Takimi i pare qe do te luhet ne oren 15:00 do te jete ai mes Zvicres dhe Polonise, ne stadiumin e Saint Ettienit. Pasi siguroi per here te pare kalimin e grupit, skuadra helvete, e udhehequr nga 5 shqiptare Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili dhe Mehmedi, synon te shkruaje historine, por perballe Polonise se Leeandoeskit nuk do te jete aspak e lehte. Pavaresisht momentin te mire qe po kalon kombetarha zvicerane, statistikat nuk e favorizojne aspak, pasi ne 10 perballjet me Polonine ka fituar vetem 1 dhe kjo ka ndodhur 40 vite me pare, ne njemiqesore.

Ne oren 18:00 ne “Parc De Prince”, do te luhet derbi britanik Uells – Irlande e Veriut. Te dyja skuadrat ishin debutuese ne Europian, por arriten te kalonin ne fazen e 1/8-ave, madje ekipi qe drejtohet nga Chris Coleman si i pari i Grupit, duke lene pas Angline. Me emra te tille ne perberje si Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, uellsianet ndoshta jane me te avantazhuar, per te vijuar me tej.

Ndeshja e fundit e dites Kroaci – Portugali do te luhet ne oren 21:00 ne Lens. Pasi i rrembeu vendin e pare Spanjes ne ndeshjen e fundit ne grup, perfaqesuesja ballkanase kerkon te nxjerre jashte loje nje tjeter skuader iberike, qe Bazohet tek ylli i saj Cristiano Ronaldo. 3 here fituesi i Topit te Arte arriti te shkelqente vetem ndaj Hungarise ne ndeshjet ne grupe, nje shkendije kjo e mjaftueshme per te rritur entuziazmin ne kampin luzitan. Kroacia mbetet nje nder skuadrat qe ka demonstuar futbollin me te bukur ne kete turne, por ne nje ndeshje te vetme llogarite behen ndryshe. Ne tre perplasjet e mearshme ndermjet tyre Portugalia gjithmone ka dale fituese, megjithese kjo statistike nuk mund te merret shume per baze, pasi dy te fundit kane qene miqesore.