Euro Basket. Lituania eleminon Serbine dhe shkon ne finale me Spanjen

Lidhur me artikullin:

Lituania ne qiellin e 7-te. Skuadra e trajnerit Jonas Kauzlauskas mposhti pas nje tjeter ndeshjeje spektakolare pas asaj France-Spanje, Serbine ne gjysmefinale duke u bere ekipi i dyte finalist EuroBasket 2015. Ashtu si ne 2003-n ne Stokholm Lituania gjen serish ne finale Spanjen me synimin per ta mundur serish La Rojan dhe per te siguruar titullin e saj te 4-t europian. 67-64 ne favor te perfaqesueses balltike ishte rezultati i sfides me Valanciunas e Kuzminskas qe rezultuan dy basketbollistet me te mire mbi parket per Lituanine. 15 pike 3 rebound koleksionoi ne total basketbollisti i Toronto Raptors ne Nba ndersa Kuzminskas me 13 pike 9 rebound dhe 1 asist ishte gjithashtu percaktues per te tijet. Serbise per te evituar disfaten e pare dhe eliminimin nga kampionatin europian i basketbollit nuk i mjaftuan 16 piket e Milos Teodosic, pikeshuenuesit me te mire te ndeshjes.

Ne Lille sfida nisi me mire per Lituanine. Fale edhe lojes fantastike te basketbollistit te Toronto Raports ne Nba, Jonas Valanciunas i cili shenoi 8 pike vetem ne perioden e pare, kombetarja balltike e mbylli kete 10 minutesh me avantazhin 22-17. Edhe perioda e dyte nisi nen shenjen e skuadres se trajnerit Jonas Kauzlauskas. Kuzminskas me nje realizim te tijin 7 minuta e 5 sekonda perpara fundit te pjeses se pare e zgjati avantazhin e Lituanise ne plot 11 pike. Megjithate formacioni i drejtuar nga trajneri Sasa Djordevic arriti te reagonte duke shkuar ne pushim me vetem 1 pike disavantazh. Fraksioni i dyte i lojes nisi me mire per serbet qe fale edhe nje realizimi te Radulices moren kryesimin 41-40. Markovic e zgjati ne 3 pike avantazhin ne favor te formacionit ballkanas por lituanezet arriten te reagonin ne kohe duke permbysur gjithcka dhe ne fund te periodes se trete e shihnin veten me 5 pike epersi me shifrat 48-43. 10 minuteshi i 4-t ishte edhe me i bukuri i kesaj sfide me Lituanine qe ruajti avantazhin deri ne fund madje as Milos Teodosic me trepikshat e tij nuk arriti te ndryshonte dot fatet e ketij takimi. Gjithcka u mbyll me fitoren 67-64 te Lituanise qe tashme do te mase forcat me Spanjen ne nje finale te gjithen per tu shijuar.