Euro Basket. Spanja eleminon Francen dhe kalon ne finale

Lidhur me artikullin:

Spanja eshte finalistja e pare e Eurobasket 2015. Iberiket triumfuan 80-75 supersfiden me Francen. Nje duel emocionues, ku per te percaktuar fituesin u nevojit koha shtese. Ne gjysmefinalen e zhvilluar ne Lille spikati paraqitja e jashtezakonshme e Pau Gasol, autor i 40 pikeve.

Franca e nisi mjaft mire perballjen duke e mbyllur perioden e pare ne avantazh 20-17. Ne duelin me ritem te lart, Spanja ishte ne disavantazh edhe ne startin e fraksionit te dyte. Por, me kalimin e minutave “Furia e Kuqe” ngushtoi diferencen dhe arriti te permbyste shifrat. Edhe perioda e trete u dominua nga francezet. Pas startit te ekuilibruar, te zotet e shtepise nisen shkeputjen. Me koshat e Parker dhe tripikeshat e Lauvergne e Gelabale, Franca krijoi distancen e sigurise me 8 pike.

Por, Franca uli ritmin dhe vuajti ne gjetjen e koshave ne momentin vendimtar. Spanja rikthehet fuqishem ne loje, fale pikeve te Gasol, ndersa per te evituar humbjen e vendasve sherbeu tripikeshi i Batum. Koha e rregullt u mbyll ne barazim 66-66 dhe ndeshja shkoi ne shtese. Emocionet e sfides vijuan, me pike nga te dyja kampet. 16 sekonda nga fundi, Pau Gasol kaloi ne avantazh spanjollet, ndersa presioni solli gabimet e vendasve.

Spanja ne finale, ndersa per 27 mije tifozet e pranishem ne Lille mbeti vetem zhgenjimi. Iberiket presin te mesojne emrin e kundershtarit ne finale. Per bileten e dyte Lituania, medalje argjendi ne Europianin e fundit, sfidon Serbine nenkampione te botes.