Europa e kenaqur me ecurine e reformes ne drejtesi

Lidhur me artikullin:

Eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein kane percjelle mesazhin ne konferencen e perbashket per shtyp me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se jane te kenaqur me ecurine e reformes ne drejtesi.

“Jemi ketu pas dekriminalizimit, per te pare sesi mund te mbeshtesim reformat ne kete vend. Jemi te kenaqur me ecurine qe eshte arritur deri me tani dhe jemi ne pritje te rekomandimeve te Venecias dhe me pas nis puna me vrull”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Ai kujtoi se brenda pak kohesh do te paraqese raportin per Shqiperine ne Parlamentin Europian, ku do te kerkoje qe Komisioni te angazhoje nje mision monitorues te reformes ne drejtesi.

“Brenda pak javesh do te diskutojme raportin tim per Shqiperine ne Parlamentin Europian dhe do te kerkoj qe Komisioni Europian te dergoje nje mision monitorues te zbatimit te reformes ne drejtesi”, tha Fleckenstein.

Nga ana e tij, eurodeputeti tjeter, Eduard Kukan, shprehu gatishmerine qe t’i vijne ne ndihme klases politike shqiptare sa here qe do te kete nevoje ne rrugen e integrimit europian.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pasi falenderoi eurodeputetet per mbeshtetjen e vazhdueshme qe kane dhene ndaj rruges integruese te Shqiperise, tha se “perparimi i metejshem ne reformen ne drejtesi eshte domosdoshmeri per te rritur ne standard me te larte luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”