Europa League. Inter, Roma, United ne kerkim te fitores se pare

Lidhur me artikullin:

Europa League rikthehet kete te Enjte me ndeshjet e dyta te fazes se grupeve. Nisi me gola dhe emocione te medha ky kompeticion dy jave me pare por ne ndeshjet e para nuk u munguan as surprizat. Inter ishte nje nga skuadrat e medha qe nuk e nisi mire kete edicion te Europa League. Pas humbjes 0-2 ndaj izraeliteve te Hapoel Beer Sheva ne San Siro zikalterit e Frank De Boer duhet te reagojne menjehere nese deshirojne te shkojne larg ne kete kompeticion. Sot Inter sfidon ne grupin K, Sparten e Prages me objektivin per te marre tre piket e para ne grupin K.

Edhe ceket e nisen keq aventuren e tyre europiane pasi ne ndeshjen e pare humben me rezultatin 3-0 ndaj Southampton, per me teper qe sefundmi eshte larguar edhe trajneri Scazny. Sparta ne takimin ndaj Inter do te vuaje edhe mungesen e lojtarit te saj me te rendeishem, pasi mesfushori veteran Thomas Rosicky vazhdon te jete i demtuar. Ne krahun tjeter Frank De Boer pritet te lere pushim disa nga titullaret per tu dhene mundesi aktivizimi emrave te tille si Ranocchia, Felipe Melo, Eder e Palacio.

Po ne oren 19 ne Artemio Franchi, Fiorentina do te perballet me Qarabagun. Ansi Agolli si zakonisht pritet ta nise ndeshjen qe nga fillimi. Te dyja skuadrat e kane nisur me nga nje barazim aventuren e tyre ne Europa League, por sot vjollcet e Paulo Souzes jane dukshem te favorizuar. Zurich – Osmanlispor eshte nje tjeter sfide interesante ku sulmuesi i kombetares shqiptare Armando Sadiku do te kerkoje te shenoje serish. Ne oren 19 nje ndeshje shume e bukur do te luhet gjithashtu ne Gelsenkirshen, mes Schalke 04 dhe Salzburg-ut. Per te kaluar te takimet e ores 21.05, me interes pritet dueli Manchester United – Zorya.

Djajte e Kuq pas humbjes qe pesuan ndaj Feynoord do te kerkojne piket e para ne grupin A, perballe formacionit ukrainas. Roma – Astra eshte nje tjeter ndeshje per te mos u humbur nderkohe edhe duelet Fenerbahce – Feynoord, Olympiakos – Apoel Nikosia dhe Genk Sassuolo pritet te jene spektakolare.