Europa League. Kualifikohen shume skuadra te medha, por jo Inter

Ajax i Amsterdamit siguroi vendin e pare ne Grupin G te Europa League pasi ne raundin e peste te ndeshjeve fitoi 2-0 me Panathinaikos me gola te Lasse Schone e Tete. Celta Vigo dhe Sdandart Liege ndane nga nje pike, duke lene gjithcka te hapur per vendin e dyte, pasi kane grumbulluar nga 6 pike. Aspas zhbllokoi takimin qe ne minuten e 8-te, por ne te 81-en Laifis befasoi vendasit qe jo vetem duhet te fitojne ne ndeshjen e fundit me Panathinaikos, por edhe te shpresojne qe Ajaksi te mos mposhtet nga Stadard Liege.

Ne Grupin H Shakhtar Donetsk nuk njeh kundershtare. Skuadra ukrainase shkaterroi 4-0 Konyasporin per fitoren e 5-te ne po kaq ndeshje. Autogoli i Bardakci qe ne minuten e 11-te i hapi rruge suksesit te Shaktarit, qe ne ne te 36-en kaloi ne avantazh te dyfishte me Dentinhon. Ne pjesen e dyte vendasit realizuan edhe dy gola te tjere me Eduardon dhe Bernard.

Sfida tjeter e ketij grupi, Gent – Braga u mbyll ne barazim 2-2, duke lene gjithcka te hapur per vendin e dyte ne ndeshjen e fundit. Stojiljkovic kaloi ne avantazh Bragen qe ne minuten e 14-te, por barazoi Coulibaly ne te 32-en. Hasan riktheu ne epersi ekipin portugez vetem kater minuten me pas, por edhe kunderpergjigjja e belgeve ishte shume e shpejte me Milicevic ne te 40-en. Rezultati i pjeses se pare mbeti ne fuqi deri ne vershellimen e fundit te gjyqtarit.

Dominim absolut i Schalkes ne Grupin I me skuadren gjermane qe mposhti paster 2-0 Nicen me gola te Konoplyankas dhe Aogos me 11-metersh. Sfida mes Krasnodarit dhe Salzbugut perfundoi 1-1. Golit te Dabour per Zalzburgun i realizuar ne fund te pjeses se pare iu pergjith Smolov ne te 85-en. Gjithsesi fale avantazhit ne ndeshjet direkte dhe diferencen prej tri pikesh ruset e kane te sigurte vendin e dyte.

Ne Grupin J zhgenjeu Fiorentina, qe u mposht 2-3 nga Paok ne “Artemio Franchi”. Skakov dhe Campos shenuan dy here ne porten e skuadres vjollce qe ne pjesen e pare, ndersa ne Bernsardeschi shkurtoi diferencen ne 1-2 para se skuadrat te shkonin ne pushimin mes pjeseve. Babacar barazoi takimin ne te 50-en, por greket e gjeten serish rrjeten me Rodriguez ne kohen shtese, duke befasuar publikun italian.

Ne sfdiden tjeter te ketij grupi, Qarabagu ku luan Ansi Agolli u mposht 3-0 nga Liberec ku per skuadren ceke realuzuan Vuch, dhe dy here Komlichenko. Raundi i fundit i ndeshjeve do te percaktoje dy skuadrat qe do te kualifikohen ne kete grup.

Zhgenjen serish Interi ne Grupin K, me skuadren zikalter qe u mposht 3-2 me permbysje nga Hapoel Beer Sheva. Golat e shenuar nga Icardi dhe Brozovic ne pjesen e pare dhane pershtypjen e nje fitoreje te lehte per zikalterit, por vendasit permbysen shifrat ne fraksionin e dyte duke shenuar tri here me Maranhao, Newakaeme me 11-metersh dhe Sahar ne kohen shtese.

Sparta e Prages me fitoren 1-0 ndaj Southapmton me gol te Costas mbylli llogarite e kualifikimit ne kuoten e 12 pikeve.
Southampton dhe Beer Sheva luftojne per vendin e dyte raundin e fundit te ndeshjeve ne grupe.

Ekuiliber i plote ne Grupin L, ku humbja 2-1 e Osmanlispor ne fushen e Steauas se Bukureshtit shoqeruar edhe me barazimin 1-1 te Zyrihut me Villarrealin lene te loje disa skenare, pasi kryeson skuadra turke me 7 pike, ndersa 3 ekipet e tjera kane nga 6 pike.
Ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytetin rumun Ndie i Osmanlisporit shenoi golin qe zhbllokoi sfiden, por ne pjesen e dyte Momcilovic dhe Tamas permbysen shifrat duke i dhene fitoren Steauas.

Ne ndeshjen e Zyrihut Bruno i dha avantazhin e perkohshem Villarrealit, pasi ne pjesen e dyte barazoi Rodriguez me penallti, Burim Kukeli luajti titullar ne radhet e Zyriut, teksa ne minuten e 79-te u zevendesua nga Armando Sadiku.
Manchester United mori tri pike te rendesishme ndaj Feyenoordit te Roterdamit, te cilin e mposhti thelle 4-0 ne Old Trafford ne raundin e peste te ndeshjeve ne Grupin A ne Europa League, me gola te Rooney-t, Mata-s, Zlatan Ibrahimovic dhe Lingard, duke fituar duartrokitjet e publikut vendas, ndersa Fenerbahce kaloi 2-0 ukrainasit e Zoria Luhansk. Stoch dhe Kjaeur gjeten rrjeten ne pjesen e dyte, me skuadren turke qe mbetet ne krye te klasifikimit me 10 pike. “Djajve te Kuq” do t’u mjaftoje edhe barazimi ndaj Zoria Luhanks per te vijuar pertej fazes se grupeve.

Ne Grupin B, Apoel Nikosia u kualifikua per ne fazen tjeter edhe pse u mund 2-1 nga Astana. Ndonese shenoi e para me Efrem skuadra qipriote pesoi dy gola ne pjesen e dyte qe mbajne firmen e Anicic e Despotovic. Kualifikohet gjithashtu edhe Olimpiakso qe barazoi 1-1 me Young Boys. Ne Karaiskaqis per venadist realizoi Fortounis ne fillim te pjeses se pare, ndersa per zviceranet barazoi rezultatin Hoarau.

Ne Grupin D, konfirmohet ne vendin e pare Anderlehti qe fitoi 1-3 ne fushen e Qabalas. Tielemas shenoi per miqte ne minuten e 11-te, ndersa pak caste me vone barazoi Ricardinho me 11-metersh. Autori i golit te Qabalas humbi nje 11-metersh ne minuten e 74-ert, ndersa Eyyubov ne limitet e kohes se rregullt u ndeshkua me karton te kuq, duke i dhene mundesin Anderlhetit qe te shenonte dy gola me Brunon dheTeodorzyk. Barazimi 0-0 me Mainzin i siguroi kualifikimin Saint-Etienne, qe ka grumbulluar 3 pike me shume se skuadra gjermane ndaj te ciles ka edhe avantazhin e golit ne fushen kundershtare.

Ne Grupin D, Zeniti i Shen Petersburgut njeh vetem fitore, duke iu imponuar 2-0 Maccabi Tel Avivit. Kokorin dhe Kerzhakov shenuan ne fund te cdo pjese per ekipin vendas. AZ Alkmaar nderkohe fitoi ne transferte me Dundalk me gol te Weghorst. Vendi i dyte qe te kualifikon per ne fazen tjeter do te percaktohet ne sfidat e raundit te fundit.

Konfirmohet edhe matematikisht ne vendin e pare te Grupit E Roma, qe shkaterroi 4-1 Viktoria Plzen. Shkelqeu ne Olimpico Edin Dzeko me nje tregolesh, ndersa Perroti shtoi nje tjeter finalizim per verdhekuqte. Golin e Zeman i realizuar ne pjesen e pare i vlejti vetem per statistike skuadres ceke.
Skuadra rumune Astra befasoi ne shtepi Austrine e Vjenes qe e mposhti 1-2. Rotpuller zhblloi takimin ne te 57-en, para se Florea dhe Budescu te perbysnin shifrat.

Ne Grupin F kualifikohen Gent dhe Atletic Bilbao, te dyja ne kuoten e 9 pikeve. Skuadra belge mposhti 1-0 Rapidin e Vjenes, ndersa basket 3-2 Sassuolon.