Europa League. Shume skuadra prane kualifikimit. Ne Stamboll United ne sfiden e zjarrte

Lidhur me artikullin:

Rruga per ne finalen e Friends Arena ne Stockholm, kalon nga ruandi i 4-t i ndeshjeve te fazes se grupeve ne kete edicion te Europa League. Kete te Enjte luhen sfidat e rradhes ne kete kompeticion dhe shume skuadra kane shanse te mira per te siguruar kualifikimin per me tej ndersa ekipe te tjera si Interi si nuk duhet te gabojne per te shpresuar deri ne fund te kalimi i ketij raundi.

Ne Stamboll, Manchester United pas barazimit zhgenjyes ndaj Burnley ne Premier League synon te ktheje faqe me nje fitore perballe Fenerbahces. Nje sukses i mundshem ndaj te besuarve te Dick Advocat do te bente qe Djajte e Kuq te hidhnin nje hap te madh perpara, persa i perket ceshtjes se kualifikimit ne grupin A. Pas suksesit 4-1 ne ndeshjen e dy javeve me pare skuadra e Jose Mourinhos edhe kete here hyn si favorite.

Ne oren 19:00 zbret ne fushe edhe Roma qe sfidon Austrine e Vienes ne transferte. Ne Olimpico, para 2 javesh Austria mori nje pike duke barazuar rezultatin nga 3-1 ne 3-3 ne 10 minutat e fundit. Te dyja skuadrat kryesojne grupin E me nga 5 pike dhe sot synojne te hedhin themelet e nje kualifikimi te mundshem per me tej. Po ne kete grup Viktoria Plzen me Ergys Kacen si titullar do te perballet ne transferte me rumunet e Astras.

Anderlecht-Mainz, eshte nje tjeter sfide interesante e ores 19:00, qe nuk duhet humbur. Mbremja do te jete akoma edhe me nxehte pasi ne oren 21:05,ne Angli do te luhet nje sfide vertete e zjarrte. Southampton-Inter eshte nje ndeshje delikate per te dyja skuadrat sidomos per zikalterit qe ne rast humbjeje do te kishin fare pak shanse per te kaluar fazen e grupeve. Me nje trajner te ri ne stol pikerisht me teknikun e skuadres se te rinjeve Stefano Vechi i cili ka marre perkohesisht vendin e Frank De Boer i shkarkuar zyrtarisht te Marten, Inter do ta kete shume te veshtire te dale me nje rezultat pozitiv nga St Mary, pasi Southampton eshte nje skuader e rrezikshme dhe e tregoi kete gje edhe dy jave me pare ne San Siro.

Po ne oren 21.05, Fiorentina nuk pritet te hase probleme perballe cekeve te Slovan Liberec ndaj te cileve fitoi 3-1 ne transferte. Po ne grupin L ku ben pjese skuadra vjollce luhet edhe Paok-Qarabag. Skuadra azere me Ansi Agollin ne fushe do te synoje ti beje nje tjeter surprize te hidhur ekipit grek pas suksesit qe arriti dy jave me pare. Zurich-u pa Armando Sadikun por me Burim Kukelin do te kerkoje te marre nje tjeter fitore ne shtepi pas asaj ndaj Osmalisporit kete here ndaj Steauas se Bukureshtit, per te tentuar kualfikimin ne grupin L.