Europa League. Shume skuadra te medha kerkojne kualifikimin

Europa League rikthehet kete te Enjte me sfidat e ruandit e 5-te te fazes se grupeve. Shume dilema pritet te zgjidhen sot persa i perket skuadrave qe do te kualifikohen per me tej. Dita nis me duelin e ores 17, Fenerbahce-Zorya qe do te zhvillohet ne Stamboll, nje ndeshje te cilen skuadra turke do te kerkoje ta fitoje me cdo kusht per te siguruar kualifikimin.

Ne oren 21.05 po ne grupin A, Manchester United pret ne Old Trafford, Feynoordin ne nje duel direkt qe do te percaktoje se cila skuader do te jete pjese e fazes me eliminim direkt ne Europa League. Djajte e Kuq nuk kane rruge tjeter vec fitores ne kete ndeshje nese nuk duan ti japin lamtumiren perpara kohe kompeticionit edhe pse nje barazim do ta mbante ende ne loje skuadren e Jose Mourinhos por do te ulte ndjeshem shanset e United per tu kualifikuar.

Interi pas barazimit ne derbi ndaj Milanit luan shansin e fundit per te mbajtur gjalle ato fare pak shpresa qe ka per te qene pjese e ruandit tjeter. Zikalterit e Stefano Piolit ne oren 19 sfidojne ne transferte Hapoel Beer Sheven dhe nese fiton ndaj skuadres izraelite, Interi pavarsisht rezultatit te ndeshjes tjeter te grupit K mes Spartes se Prages dhe Southamptonit, mund te besoje deri ne sfiden e fundit te kualifikimi .

Ne grupin L, Zurich me Armando Sadikun te riaftesuar nga demtimi pret ne Zvicer, Villarealin. Sulmuesi shqiptar shenoi nje supergol ne sfiden e El Madrigal ndaj nendetses se verdhe, keshtu qe Sadiku do te synoje te perserise vetveten per te mbajtur Zurich-un ne vallen e kualfikimit. Dy sfidat e tjera te ores 19 qe do te transmetohen ne Supersport, jane Fiorentina-Paok dhe Slovan Liberec-Qarabagh. Ansi Agolli do te zbrese ne fushe rregullisht per skuadren azere.

Ne mbremje ne oren 21.05, pervec superperballjes Manchester United-Feynoord luhen edhe disa takime te tjera shume interesante qe nuk do te mungojne ne ekranin tone. Ne Olimpico, Roma pret Viktoria Plzen me nje objektiv te vetem fitoren per te hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit, por edhe vendit te pare ne grupin E.

Athletic Bilbao-Sassuolo eshte nje tjeter ndeshje me shume rivalitet qe mund te percaktoje shume dilema ne grupin F, ndersa nje ndeshje per te mos u humbur eshte edhe ajo mes Olympiacos dhe Young Boys qe do te luhet ne Athine.