Europa League. Te medhate nuk zhgenjejne

Lidhur me artikullin:

Antonio Candreva dhe Samir Handanovic mbajne ne loje Inter. Fale nje goli te bukur te ish lojtarit te Lazios dhe disa superpritjeve te poriterit slloven, zikalterit fituan me rezultatin 1-0 ndaj Southamptonit ne San Siro nje ndeshje shume te veshtire. Kjo ishte fitorja e pare per Interin ne grupin K, me trajnerin Frank De Boer qe tashme mund te marre fryme lirisht, por kriza nuk ka kaluar ende sepse perballe formacionit te Claude Puel, zikalterit ishin me fat, me Inter qe luajti nje ndeshje aspak te mire. Pas nje pjese te pare shume pozitive te skuadres angleze, Inter arriti te ndeshkonte Southamptonin ne minuten e 67-te. Davide Santon me nje top te ulet gjeti te lire brenda zone Antonio Candrevan goditja e te cilit ishte aq perfekte saqe fshiu edhe merimangat nga porta e Forster. 10 minuta me pas Brozovic i rikthyer ne formacionin titullar nga trajneri De Boer la Interin me nje lojtar me pak duke ia bere gjerat me te veshtira por zikalterit ja dolen te rezistonin deri ne fund duke marre tre pike me shume vlera. Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi, Sparta e Prages beri surprizen duke fituar me nje gol te Pulkrab brenda ne Izrael ndaj Hapoel Beer Sheves.

Ne grupin G spektakel dhe gola ne sfiden e zhvilluar ne Balaidos mes Celta Vigos dhe Ajaxit. Perfundoi gjithcka ne barazim 2-2 edhe pse miqte kaluan dy here ne avantazh. Per Ajaxin shenuan Ziyech dhe Younes ndersa per Celta Vigon, Fontas dhe Orellana. Me te njejtat shifrat u mbyll dhe ndeshja tjeter e ketij grupi mes Standartit te Liezhit dhe Panathianaikos. Greket e pane veten ne avantazh te dyfishte me golat e kolumbianit Victor Ibarbo, por skuadra belge barazoi shifrat fale finalizimeve te Junior dhe Belfodil.

Ne grupin H, Shakthar Donetsk hodhi nje hap te sigurte drejt kualifikimit me fitoren e thelle 5-0 ndaj belgeve te Gent. Kovalenko, Ferreira, Bernard, Taison dhe Malyshev ishin autoret e golave per ekipin ukrainas qe koleksionoi fitoren e trete ne po kaq ndeshje. Ne sfiden tjeter te grupit, Konyaspori barazoi 1-1 me Bragen. Milosevic u dha epersine vendasve ndersa Hassan shenoi per miqte. U aktivizua ne 45 minutat e dyta te ketij takimi edhe Alban Meha.

Ne grupin I, Schalke 04 nuk di te ndalet. Nje gol i ukrainasit Konoylpianka ne minuten e 11-te u mjaftoi gjermaneve per te mposhtur me rezultatin 0-1 Krasnodarin ne transferte. Me te njejtat shifra dhe fale nje goli te Plea Nice kaloi Salzburgun dhe tashme ka shanse per tu kualifikuar.
Ne grupin J, ligjin e ben Fiorentina. Vjollcet e Paulo Souzes fale nje dygoleshi te Kalinic dhe finalizimit te Babacar triumfuan me shifrat 1-3 ne transferten ceke perballe Slovan Liberec. Ne takimin tjeter te ketij grupi Qarabagu me Ansi Agollin ne forme te shkelqyer kolekisonoi fitoren e pare pasi mundi 2-0 Paokun e Selanikut. Golat per skuadren azere u shenuan nga Quintana dhe Amirguiliev.

Ne grupin L dhe ate te fundit, Villareali vazhdon te qendroje ne krye fale edhe barazimit 2-2 qe arriiti ndaj Osmanlisporit ne transferte. Turqit ne pak sekonda shenuan dy here me rumunin Rusescu, por Ndiaye dhe Pato me golat e tyre ne pjesen e dyte i dhane nje pike nendetses se verdhe. Pa Armando Sadikun dhe Burim Kukelin, Zurich mori nje pike perballe Steauas. Ne Bukuresht perfundoi gjithcka ne barazim 1-1. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me Golubovic ndersa Kone, 4 minuta perpara fundit barazoi shifrat.

Man.UTD nuk zhgenjyeu ne sfidat e tyre ne grupet e Europa League, me Djajte e Kuq te United qe regjistruan nje goleade te vertete ne Grupin A duke mundur 4-1 Fenerbahcen fale dhe dy penalltive te shpejta te dhene nga kryesori, qe u shnderruan ne gol nga Pogba dhe Martial. Gjithsesi Paul magjine e vertete te mbremjes e realizoi kur shenoi golin e 3-te, ndersa ne pjesen e dyte rezultatin e fitores e vulosi i riu Lingard edhe pse ne fund Fenerbahce shkurtoi diferencen me ishin Van Persi. Me kete sukses, skuadra e Mourinhos mori dhe kreun e grupit me pike te barabarta me Feyenoord qe nga ana e tij mundi 1-0 ruset e Zorya fale nje realizimi te Jorgensenit.

Ne Grupin E, Roma beri harakiri ne ndeshjen e 100 europiane te Tottit duke shperdoruar nje epersi te dyfishte brenda pak minutave ndaj Austrias se Vjenes ne sfiden direkte mes kryesuesve te grupit. Holzhauser shenoi i pari per austriaket, por El Sharaawy permbysi shume shpejt shifrat per verdhekuqte. Ne pjesen e dyte u duk sikur Florenzi i vuri vulen takimit me golin e 3-1 por Prokop ne te 82-ten dhe Kayoke ne te 84-ten i dhuruan nje barazim spektakolar Austrias.

Ne Grupin B, Olympicos mori kreun e grupit fale nje fitoreje te thelle 4-1 ndaj kazakeve te Astanes. Greket zgjidhen ndeshjen ne vetem 9 minuta, kur nga e 25-te deri ne te 34-tren shenuan 3 here, me Figuereias, Elyonoussi dhe Seba-n. Ky i fundit ne pjesen e dyte kompletoi dhe dygoleshin personal per suksesin 4-1 te vendasve. Apoel Nicosia pesoi humbjen e pare ne grup pasi u mund 3-1 nga Young Boys, qe pati per protagonist Gauilleme Haraou qe shenoi nje tregolesh, ndersa qiprioteve nuk i mjaftoi per te dale me pike nga Zvicra realizimi i Efrem ne pjesen e pare.

Grupi C eshte me i ekuilibruari me 3 skuadra qe kane nga pese pike ne renditje. St.Ettiene shfrytezoi maksimalisht faktorin fushe duke mundur 1-0 Qabalen pas nje autogoli te Ricardinhos. Mainz dhe Anderlercht nderkohe ndane nga nje pike mes tyre, me vendasit qe kaluan te paret ne epersi me Mallin ne te 10-ten, ndersa per miqte realizoi Teodorczyk.

Zeniti i Shen Peterburgut ne grupin D ruajti ecurine me pike te plota pasi permbysi rezultatin ne Irlande ndaj Dundalk. Vendasit befasuan ruset me golin e Bensonit, por Mak dhe Guiliano permbysen shifrat per Zenitin. Gjithsesi Dundalk mbetet i dyti me kater pike pasi Maccabi i Tel Avivit mposhti A.Z Alkmar brenda ne Holande. Scarione shenoi per miqte ne pjesen e pare, ndersa Muehren barazoi shifrat ne minuten e 72-te por Golasa i dha suksesin e pare ne grup izraeliteve 9 minuta para fundit.

Ne grupin F surprizon serish Genk. Skuadra belge pas Sassuolos mposhti edhe Athletic Bilbaon me rezultatin e paster 2-0, duke u ngjitur ne krye te grupit. Golat per skuadren e trajnerit Peter Maes u realizuan nga Brabec dhe Ndidi. Perfundoi ne barazim 1-1 takimi tjeter i grupit F mes Rapidit te Vienes dhe Sassuolos. Austriaket kaluan te paret ne epersi me Schaub por autogoli i Schrammel ne pjesen e dyte vendosi baraspeshen.