Europa League. United, Inter, drejt eleminimit. Agolli dhe Kukeli jane prane kualifikimit

Manchester United bie serish, kete here ne Turqi perballe Fenerbahces qe ne stadiumin “Sukru Saracoglu” zhvilloi nje ndeshje perfekte duke thyer “Djajte e Kuq” 2-1 me gola te Mousa Sow dhe Jermaine Lens. Vendasit e nisen ndeshjen menjehere ne sulm dhe e gjeten rrugen e rrjetes qe ne minuten e 2 kur sulmuesi afrikan zhbllokoi sfiden duke shtangur ekipin e Jose Mourinho. Dukshem te nervizuar, anglezet nuk arriten te krijonin raste te rrezikshme, madje ne minuten e 30, Pogba la fushen e lojes per shkak te nje demtimi. Edhe me aktivizimin e Ibrahimovic, skuadra angleze nuk arriti ta evitonte humbjen pasi sulmuesi Jermaine Lens vulosi fitoren e skuadres turke pavaresisht shkurtimit te diferencave me Rooney. Fenerbahce ngjitet ne vendin e dyte te Grupit A me 7 pike, po aq sa Feynoordi qe barazoi 1-1 ne fushen e Zoryas. Holandezet me 10 lojtare per nje pjese loje, arriten te merrnin nje pike nga transferta ukrainase. Manchester United zbret ne vendin e trete me 1 pike me pak dhe rrezikon seriozisht vazhdimesine ne Europa League.

Ne Grupin F, Athletic Bilbao kaloi 5-3 Genkun. Per basket ishte Aduriz qe e preku rrjeten 5 here, ne tre prej rasteve me 11 metersh, ndersa belget replikuan perkohesisht me Bailey Ndidi dhe Susic. Pas ketij suksesi, Bilbao ngjitet ne vendin e dyte te klasifikimit me 6 pike, po aq sa Genk, ndersa Sassuolo zbret ne fund. Italianet u befasuan 2-2 nga Rapidi i Vjenes edhe pse kaluan ne avantazh me golat e Defrel dhe mesfushorit Pellegrini.

Ne Vjene, Austria u dorezua perballe Romes qe triumfoi me rezultatin e thelle 4-2. Italianet e pesuan golin qe ne minutat e para por arriten te kthenin ndeshjen ne favorin e tyre me Dzekon e De Rossin. Do golat e tjere u sigluan ne pjesen e dyte me Dzekon dhe Nainggolan. Vendasit realizuan edhe rrjeten e dyte ne minutat e fundit te takimit.

Ne Rumani, Viktoria Plzen me Ergys Kaçen titullar, barazoi 1-1 ndaj Astra Giurgiu. Pas golit te Stan ne minuten e 19, Michael Krmencik barazoi shifrat ne te 25-en. Roma kryeson me 8 pike, ndersa skuadra çeke mbyl grupin me 3.

Grupin B, Anderlecht shkaterroi Mainzin 6-1. Stanciu me dy gola te shpejte dhe me pas Teodorczyk me dy gola, Tielmans e Bruno zhvleresuan golin e De Blasis. Belget udheheqin grupin me 8 pike, po aq sa Saint Ettiene qe triumfoi ne fushen e Qabalas 2-1. Ne grupin D, Zenit kaloi 2-1 Dundalk, ndersa Maccabi Tel Aviv dhe AZ Alkmaar u ndane ne paqe pa gola.

Nuk ka paqe per Inter. Skuadra zikalter regjistron nje tjeter humbje, kete here ne Europa League pasi u mund 2-1 nga Southampton duke u zhytur ne fund te Grupit K. Italianet kaluan te paret ne avantazh me kapitenin Mauro Icardi, por gjate pjeses se dyte, bardhekuqte shenuan dy gola, fillimisht me Van Dijk dhe me pas me nje top te shtyre ne rrjeten nga japonezi Nagatomo. Pas kesaj disfate, Interi mban vendin e fundit me 3 pike ne grupin qe udhehiqet nga Sparta e Prages qe mundi ne Çeki 2-0 izrealitet e Hapoel Ber Sheeva. Saouthampton renditet ne vendin e dyte duke hedhur nje hap te rendesishem drejt fazes tjeter.

Ne Grupin L, Zyrihu i Burim Kukelit nuk shkoi me shume se barazimi pa gola ndaj Steauas se Bukureshtit. Skuadra zvicerane ku mesfushori kuqezi u aktivizua titullar, nuk arriti te siguronte nje fitore qe do te rriste shpresat e kualifikimit pasi mban vendin e 2 me 5 pike, po aq sa Villarreal qe u mund 2-1 ne “El Madrigal” nga Osmanlispor. Webo e Rucescu shenuan per skuadren turke, ndersa panjolleve nuk u mjaftoi goli i Hernandez. Titullar u aktivizua edhe nje shqiptar qe siguroi nje fitore mjaft te rendesishme ne Selanik kunder PAOK-ut.

Ansi Agolli u aktivizua 90 minuta ne suksesin 1-0 te Karabakut ne Greqi. Azeret ngjiten ne vendin e dyte te grupit J ku kryeson Fiorentina me 10 pike pas fitores 3-0 ndaj Slovan Liberec me golat e Ilicic, Kalinic e Cristoforo. Ne Grupin I, Salsburg beri goditjen e madhe ne fushen e Nice me dy gola te shenuar nga Hee-Chan Hwang, ndersa Schalke kaloi me po te njejtin rezultat ruset e Krasnodar qe vazhdojne te mbeten ne vendin e dyte pas gjermaneve qe kryesojne me pike te plota. Ne grupin H, Shakhtar Donetsk arriti fitoren e 4 rresht pasi mundi 5-3 Gent ne Belgjike, ndersa Braga kaloi 2-1 Konyaspor dhe u ngjit ne vendin e dyte te klasifikimit. Ndeshja sektakolare edhe ne Amsterdam ku Ajaxi triumfoi 3-2 ndaj Celta Vigos, ndersa Standard Liegge dminoi Panathinaikos 3-0 ne Athine