Europa nen terror? Alarm per bomba ne aeroportin e Athines. Ne France gadishmeria ne maksimum

Nje alarm per bombe eshte dhene ne aeroportin nderkombetar te Athines ne Greqi.

Sipas mediave greke, nje telefonate anonime dhe alarmin ne policine greke rreth ores 09:35 me oren lokale. Sipas telefonates, ne aeroportin ‘Eleftherios Venizelos’ eshte vendosur nje pako shperthyese.

“Te evakuohet aeroporti. Do te behet njesoj si ne Bruksel. Ky nuk eshte njoftim i rreme”, thuhej ne telefonaten anonime.

Policia menjehere nisi kontrollet ne aeroport per te verifikuar vertetesine e telefonates. Ky kercenim vjen nje dite pas sulmeve terrroriste ne aeroportin dhe metrone e Brukselit, ku humben jeten 34 persona dhe u plagosen me shume se 200 te tjere.

Aeroporti i Toulouse ne France eshte evakuuar mengjesin e sotem pas nje sinjalizimi per te rritur masat e sigurise. Pasagjeret u keshilluan qe te lene bagazhet dhe te presin ne sallen e pritjes se aeroportit.

Evakuimi vjen nje dite pas sulmeve terroriste vdekjeprurese ne aeroportin dhe metrone e Brukselit. Nuk ka te dhena specifike perse aeroporti francez eshte evakuuar, por zyrtaret thone vetem se behet ne kuadre te nje kontrolli sigurie.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kane marre masa dhe kane rritur sigurine ne aeroporte dhe pika kufitare pas terorrizmit te djeshem ne Belgjike.