Eurostat: “90% e shqiptareve kane kerkuar azil ne vendet e BE”

Lidhur me artikullin:

Instituti evropian i statistikave ka publikuar te dhenat per azilkerkuesit ne vendet e BE-se per tre mujorin e dyte te vitit 2015.

Nga te dhenat e EUROSTAT rezulton se, gjate kesaj periudhe 17 700 shqiptare kane kerkuar azil ne BE. Shqiptaret perbejne 8% te kerkesave per azil dhe jane te tretet pas qytetareve nga Siria dhe Afganistani.

Thuajse 90% (15 400) e shqiptareve qe kane bere kerkese per azil ne BE, e kane depozituar kerkesen ne Gjermani.

Gjate prill-maj-qershor ne BE kane kerkuar azil 213 200 qytetare, rreth 15% me shume krahasuar me 3-mujorin e pare te ketij viti. Ndersa krahasuar me te njejtet periudhe te vitit 2014 ka nje rritje prej 85%.

1 ne 3 kerkesa per azil qe eshte bere ne BE gjate kesaj periudhe eshte dorezuar ne Gjermani, plot 80 900 kerkesa. Ne vend te dyte eshte Hungaria me 32 700 kerkesa, me pas vjen Austria me 17 400 aplikime, Italia me 14 900, Franca 14 700 dhe me pas Suedia 14 300.

Gjate ketij 3-mujori jane rritur me 159% kerkesat ne Holande, Lituani me 123%, Austri me 79%, Finlande me 67% dhe Danimarke me 66%.
Shqiperia

Gjate periudhes prill-maj-qershor, 17 700 shqiptare kane aplikuar per azil ne vendet anetare te Bashkimit Evropian, duke perbere 8% te aplikimeve. Shqiptaret jane tre tretet pas qytetareve nga Siria dhe Afganistani.

Fakti interesant eshte se gati 90% e aplikimeve qe bere nga qytetaret nga Shqiperia jane paraqitur ne Gjermani, saktesisht 15 545 kerkesa.

Ne tabelen e publikuar nga EUROSTAT rezulton se shqiptaret jane te dytet ne Gjermani, pas sirianeve me 16 335 kerkesa. Ne vend te trete jane shqiptaret nga Kosova me 7 475 aplikime.

Shqiptaret jane te tretet ne Irlande edhe pse ne kete vend kane dorezuar vetem 55 aplikime per azil. Ne vend te pare jane pakistanezet me 440 kerkesa dhe me pas vjen Bangladeshi me 90 kerkesa.

Ne Luksemburg, shqiptaret jane te dytet me 25 kerkesa, ndersa te paret jane shqiptaret nga Kosova me 50 aplikime.

Ne Slloveni, shqiptaret jane te dytet edhe pse jave vetem 5 qytetare qe kane kerkuar azil ne kete vend. Te paret jane iranianet me 10 aplikime.

Kosova

Shqiptaret nga Kosova, te cilet ishin ne krye te listes gjate tre muajve te pare te 2015-s, gjate kesaj periudhe nuk kane kerkuar pasivisht azil. Numri i kerkesave ka rene nga 50 mije qe ishte ne periudhen janar-shkurt-mars ne gati 10 000 per tre mujorin e dyte.

Ne perpjesetim me numrin e popullsise, numri i larte i kerkesave eshte dorezuar nga Hungari. Me pas vjen Austria dhe Suedia kurse Gjermania eshte ne vend te katert.

Ne kontrast vendi qe ka kerkesat me te uleta eshte Sllovakia me 5 aplikante per milione banore. Pas saj vjen Kroacia, Rumania, Sllovenia, Lituanit, Portugalia dhe Çekia.