EVENT LANÇUES PËR PROJEKTIN BIOECO R.D.I

 

Vizitorët në stendë siguruan imput konkret dhe unik për projektin

Lançimi i projektit BIOECO R.D.I u zhvillua gjatë periudhës 18-20 Shtator 2018, në Hotel Tirana International në kuadër të Festivalit të Inovacionit të organizuar nga DHTIT. Vendi i lançimit të projektit ishte hapësira e dedikuar për projektet e DHTIT në Hotel Tirana Internacional.

Eventi u drejtua në stendën e projekteve nga znj. Elida Boshnjaku, koordinatore e projektit BIOECO R.D.I. Një prezantim në ppt. mbi projektin shoqëroi eventin lançues, materiale promovuese u përdorën si dhe u zhvilluan takime të drejtpërdrejta. Përfaqësues nga organet qeveritare, kompani të ndryshme që operojnë në Shqipëri, universitete, OJF, media të cilët ishin pjesëmarrës në Festivalin e Inovacionit vizituan stendën.

Eventi lançues ishte një mundësi e mirë për të prezantuar projektin, për të ndërgjegjësuar si dhe për të identifikuar në mesin e vizitorëve, aktorët që janë të përfshirë në qëndrueshmëri dhe kontribuojnë me aktivitetin e tyre të përditshëm në promovimin dhe zhvillimin e bioekonomisë si dhe efikasitetin e burimeve gjithashtu.

Znj. Elida Boshnjaku bëri një prezantim rreth projektit:

Projekti BIOECO R.D.I mbështetetet nga Programi Interreg Adrion dhe financohet nga Fondi për Zhvillim Rajonal Evropian dhe Fondi IPA II.

Shkurtimi BIOECO R.D.I është për “BIO-ECOnomy Research Driven Innovation/BIO-EKOnomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin” , një projekt 2 vjeçar i cili ka si synim zhvillimin e një sistemi rajonal inovacioni për zonën Adriatik-Jon, bazuar në sektorin e strukturuar të bioekonomisë nëpërmjet zhvillimit të strategjisë me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin, në nivel rajonal për secilin nga 6 vendet dhe strategjisë në nivel ndërkombëtar.

Strategjitë e tilla do të paraqesin gjendjen aktuale të bioekonomisë dhe masat e nevojshme për ndërhyrje që duhet të ndërmerren në lidhje me burimet potenciale dhe nevojat e identifikuara në sektorët prioritarë. Tre sektorët prioritarë të identifikuar për strategjinë rajonale në Shqipëri janë ato të pularisë, përpunimit të drurit dhe prodhimit të vajit të ullirit.

Pra, projekti do të fokusohet në zhvillimin e bioekonomisë në sektorët e lartpërmendur, prodhimin e qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme dhe konvertimin e tyre në ushqim, ushqim për kafshë, lëndë të djegshme, bioenergji dhe produkte të tjera përmes teknologjive efiçiente, inovative të cilat do të nxisin konkurrencën dhe qëndrueshmërinë afatgjatë ekonomike dhe mjedisore.

Përsa i përket zhvillimit të bioekonomisë, Shqipëria është vetëm në fazën fillestare edhe pse ka një potencial të lartë biomase. Përbëjnë sfidë për ne: të kuptuarit e bioekonomisë, pengesat që lidhen me teknologjitë inovative, kërkimin dhe tregun si dhe dhe kuadrin politik.

Rezultatet e eventit lançues

Më shumë se 40 persona të cilët vizituan stendën e projekteve, shfaqën interes për projektin BIOECO R.D.I. Ata ishin përfaqësues nga sektorit i përpunimit të drurit, sektori i vajit të ullirit, sektori i energjisë, OJF-të, autoritetet qeveritare, organet kërkimore-shkencore, investitorët potencial etj. Gjatë këtij eventi tre ditor, u shkëmbyen eksperienca dhe ide si dhe u identifikuan mënyrat e mundshme të bashkëpunimit.

Çështjet kryesore të prezantuara nga vizitorët e interesuar në bioekonomi, ishin nevoja për përmirësim në lidhje me bazën industriale, know-how, investimet dhe kuadrin politik.

Në përputhje me atë çfarë është evidentuar deri tani nga projekti, edhe gjatë lançimit të eventit u konstatua një nevojë e madhe për skema financimi, partneritete për të rritur kërkimin shkencor dhe inovacionin ndër-sektorial për të zhvilluar produkte më të zgjuara dhe më të qëndrueshme me bazë bio. Ndërhyrje të tilla mund të përshpejtojnë lëvizjen drejt një bioekonomie qarkulluese e cila është shumë e rëndësishme për valorizimin e biomasës dhe sigurimin e një të ardhme më të qëndrueshme në bioekonomi.