F1, Rosberg “princi” i Monakos

 

Nico Rosberg fiton Çmimin e Madh te Monakos. Piloti gjerman i Mercedes, i cili u nis nga vendi i pare pas “pole-position”-it te siguruar diten e shtune, arriti te ruante pozicionin e tij, duke u mbrojtur gjate gjithe kohes nga shoku i tij i skuadres, britaniku Lewis Hamilton.

Hamilton arriti te mbante nen presion gjate gjithe gares gjermanin, por pa mundur ta parakalonte. Fati i keq i tij ben qe te kishte probleme me pamjen dhe te humbiste shume kohe ndaj pilotit qe kishte pas shpine, Daniel Ricciardo-s me Red Bull, e megjithate arriti ta mbante pas australianin deri ne perfundim te gares.382766 624957914183418 1026626238 n

Gare e mire mund te cilesohet kjo e principates per australianin, por edhe Red Bull, te cilet kishin nje ritem fantastik veçanerisht ne xhirot e fundit, duke tentuar edhe vendin e dyte, por pa sukses.

Ferrari vazhdon te zhgenjeje, edhe pse spanjolli Alonso siguron vendin e katert ne nje gare te veshtire si ajo e Montekarlos. Nje nxitim i Raikkonen, kur kishin mbetur 3-4 xhirot e fundit, ben qe te mos marre kthesen ne forme “U” siç duhej dhe te demtonte makinen e tij, duke penguar disi edhe garuesit e tjere pas shpine, e duke e mbyllur ne vendin e 12.

fitues

Piket e para ne nje boteror te Formules 1 ka mundur te siguroje edhe Marussia, pas vendit te 9 te Jules Bianchi.

Renditja perfundimtare e Çmimit te Madh te Monakos: Rosberg, Hamilton, Ricciardo, Alonso, Hulkenberg, Button, Massa, Grosjean, Bianchi, Magnussen.