Facebook kunder diktaturave. Nje Princ Saudit kerkon te bleje rrjetin social me te madh ne Bote

Lidhur me artikullin:

Princi i Arabise Saudite Mohammad Bin Salman, zv/princi i kurores dhe ministri me i ri i Mbrojtjes ne bote, ka bere nje oferte per te blere rrjetin social me te madh ne bote, per gati dy here me shume se vlera momentale e tij ne treg.

Awdnews raporton se analistet e tregut besojne se motivi saudit eshte qe t’ia ze frymen rrjedhes se demonstratave pro-demokratike ne rritje ne mbreterine e pasur te naftes.

“Lartesia e Tij Mbreterore, Princi Moghammad Bin Salman u takua me bashkethemeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg te merkuren per t’ia shprehur pakenaqesine e Madherise se tij Mbretit Salman, me korporaten e Facebook per lejimin e grupeve te paligjshme qe te organizojne aktivitete kriminale,” keshtu ka shkruar agjencia e lajmeve saudite “SPA” gjate vizites se Princit ne Uashington.

Wael Ghonim, shefi ekzekutiv i marketingut te inkorporuar te Google ne Egjipt, i cili organizoi protestat pro-demokratike permes Facebook ne vendin e cili rrezoi diktatorin egjiptian Hosni Mubarak, e ka denuar fuqishem oferten e bere nga Princi saudit