Facebook prezanton "Safety Check" ne kohe fatkeqesish natyrore

Ne kohe fatkeqesish natyrore apo krizash, njerezit i kthehen Facebook per te pare si jane te dashurit e tyre. Eshte pikerisht ne keto momente qe komunikimi eshte kritik si per njerezit e prekur nga keto fatkeqesi si nga njerezit e tyre qe presin me ankth.

Keshtu Facebook do te pajis perdoruesit me nje mjet ndihmes te cilet njerezit mund ta perdorin kur fatkeqesite natyrore godasin. Ai quhet “Safety Check” (Kontrolli i Sigurise).
Gjate nje fatkeqesie, ky aplikacion do tju ndihmoje:

1. Ti konfirmoni familjes dhe miqve se jeni mire dhe i sigurte.
2. Te kontrolloni te tjeret qe jan prekur nga keto fatkeqesi
3. Te deklaroni se miqte tuaj jane mire.

Si funksionon ky aplikacion?

Kur aplikacioni(mjeti) aktivizohet pas goditjes se nje fatkeqesie dhe nese ju jeni ne nje zone te prekur nga kjo fatkeqesi, ju do te merrni menjehere nje njoftim nga Facebook nese jeni mire.

Facebook do te percaktoje vendndodhjen tuaj. Nese jeni mire, ju do ta konfirmoni duke zgjedhur “I’m Safe” dhe kjo do te gjenerohet ne lajmet e tua me te reja. Miqte tuaj mund ta shikojne dhe ta konfirmojne kete gjithashtu.