Fakte interesante mbi presidentin Barack Obama

Presidenti Barak Obama eshte cilesuar si nje personalitet aspak i zakonshem. Kjo per shkak te prejardhjes se tij te perziere dhe jeteses se tij ne vende te ndryshme.

Por pavaresisht ketyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” ka bere nje liste te 100 fakteve mbi Barack Obama-n, te cilat nuk jane dhe aq te njohura.

Nje prej tyre eshte se atij s’i pelqen aspak stili i te rinjve per te veshur pantallona te gjera me shtrat te ulet. Apo fakti se ai eshte larguar nga festa e beqarise se kunatit te tij, kur aty ka mberritur nje striptiste. Apo se mund te thuhet me plot gojen se ai ka nje stomak te forte, pasi kur ka jetuar ne Indonezi ka ngrene mish qeni dhe mish gjarpri.

E dini se ne takimin e pare me Michele, presidenti Barak Obama e dergoi te shikonte filmin “Do the right thing” (Bej gjene e duhur), vajzave u lexon “Harry Potter” ndersa i pelqen hiti “Single Ladies” i Beyonce.

1. Ai njihej si “O’Bomber” ne shkolle te mesme per shkak te aftesive te tij ne basketboll.

2. Emri i tij do te thote “ai qe eshte bekuar” ne Sualihi.

3. Ushqimi i tij i preferuar jane makaronat me karkaleca qe gatuan bashkeshortja e tij, Michelle.

4. Ai ka fituar nje çmim “Grammy” ne vitin 2006 per versionin audio te librit te tij me kujtime, “Dreams for my father”.

5. Ai eshte mengjarash, duke u bere keshtu presidenti i gjashte mengjarash.

6. Ai ka lexuar gjithe serite e librit “Harry Potter”.

7. Ai ka nje pale doreza boksi te kuqe me autografin e Muhammad Ali.

8. Kur ka qene adoleshent, ka punuar ne dyqanin e akulloreve “Baskin-Robbins” dhe tani nuk i duron dot fare akulloret.

9. Çokollatat e tij te preferuara jane ato proteinike me kikirike.

10. Ai ka ngrene mish qeni, mish gjarpri dhe karkaleca te pjekur, kur jetonte ne Indonezi.

11. Ai mund te flase shume mire spanjisht.

12. Gjate fushates, kur ishte ne udhetim refuzonte te shihte “CNN” dhe ndiqte me shume stacionet sportive.

13. Pija e tij e preferuar eshte çaji i ftohte i manaferrave.

michelle-barack-200x300

14. Ai i kishte premtuar Michelle-s se do ta linte duhanin perpara se te kandidonte per President, por s’e beri nje gje te tille.

15. Kur jetonte ne Indonezi, ai mbante nje majmun qe quhej Tata.

16. Ai mund te ngreje pesha deri ne 90 kilograme.

17. Ai njihej si Barry deri ne universitet, kur kerkoi qe t’i drejtoheshin me emrin e tij te plote.

18. Libri i tij i preferuar eshte “Moby-Dick” i Herman Melville.

19. Ne vitin 1996 ai ishte i pranishem ne festen e beqarise se te fejuarit te motres se tij, por u largua nga festa, kur aty mberriti nje striptiste.

20. Tavolina e tij e vjeter ne Senat dikur i perkiste Robert Kennedy

21. Ai dhe bashkeshortja e tij, Michelle, kane bere 4.2 milione dollare vetem ne 2007, me se shumti nga shitja e librave.

22. Filmat e tij te preferuar jane “Kazablanka” dhe “Dikush fluturoi ne folene e qyqes”.

23. Ai mban nje statuje te vogel te shenjtes Mari me Krishtin femije dhe nje byzylyk qe i perkiste nje ushtari ne Irak, per fat te mbare.

24. Kur ishte student ne “Harvard” aplikoi qe te merrte pjese ne nje kalendar modelesh, por u refuzua nga komiteti i perbere nga femrat.

25. Muzika e tij e preferuar perfshin Miles Davis, Bob Dylan, Bah dhe “The Fugees”.

26. Kur doli heren e pare me Michelle, ai e dergoi ate te shihte filmin “Do the right thing” te Spike Lee.

27. Atij i pelqen te luaje poker.

28. Ai nuk pi kafe dhe shume rralle konsumon alkool.

29. Atij do t’i kishte pelqyer te ishte arkitekt nese s’do ishte bere politikan.

30. Ai ka pranuar se ka marre marijuane dhe kokaine, kur ishte adoleshent.

obama-turkey-pardon

31. Njera prej vajzave te tij do te shkoje ne “Yale” para se te behet aktore, ndersa tjetra do te behet kengetare dhe balerine.

32. Ai e urren tendencen e te rinjve per te veshur pantallona te gjera te varura.

33. Ai e ka paguar perfundimisht kredine e tij per studimet, vetem para kater vitesh, kur nenshkroi marreveshjen per librin e tij.

34. Shtepia e tij ne Çikago ka kater oxhaqe.

35. Kumbara e vajzes se tij, Malia, eshte vajza e Jesse Jackson, Santita.

36. Ai ka thene se zakoni i tij me i keq eshte se kontrollon celularin ne menyre konstante.

37. Ai perdor nje laptop “Apple Mac”.

38. Ai nget nje makine “Ford Escape Hybrid” pasi ka lene makinen me gaz “Chrysler 300”.

39. Ai vesh kostume te “Hart Schaffner Marx” qe kushtojne 1500 dollare.

40. Ai ka 11 pale kepuce te zeza identike me njera-tjetren.

41. Ai i pret floket njehere ne jave tek berberi i tij ne Çikago, Zariff, te cilin e paguan 21 dollare.

42. Programet i tij te preferuara televizive jane “Mash” dhe “The Wire”.

43. Ai ka marre emrin e koduar “Renegade” nga Sherbimi Sekret.

44. Gjyshja e tij, qe s’rron me, i kishte vene nofken “Bar”.

45. Ai ka ne plan te instaloje nje fushe basketbolli ne Shtepine e Bardhe.

46. Artisti i tij i preferuar eshte Pablo Picasso.

47. Specialiteti i tij ne fushen e gatimit eshte çilli, nje gjelle pikante.

48. Ai eshte shprehur se shume prej miqve te tij ne Indonezi ishin “iriqe rrugesh”.

49. Ai mban mbi tavoline nje dore druri te gdhendur, e cila mban nje veze, simbol kenian i brishtesise se jetes.

50. Babai i tij, qe s’rron me, ishte ekonomist i larte per qeverine e Kenias.

51. Seriali i tij i preferuar eshte “Entourage” dhe “Homeland”

52. Ne takimin e tyre te pare, ai e çoi Michelle ne kinema, per te pare filmin “Do the right thing”

53. I pelqen kenga “Single Ladies” e Beyonce

54. Vajzave u lexon librat e Harry Potter

55. Skuadra e tij e zemres eshte ajo e Chigaco Bulls

56. Ne Ipod-in e tij ka kenge te Jay-Z dhe Ludacris

57. Eshte nje fans i kengeve qe hapin serialet televizive, prandaj dhe i dhuroi Mbretereshes Elisabete nje Ipod te mbushur plot me keto lloj kengesh

58. Michelle Obama ka thene se “makina e tij e pare ishte aq e vjeter, sa kishte nje vrime te ndryshkur ne deren e pasagjerit”

59. Presidenti i tij i preferuar eshte Abraham Lincoln

60. Ne Kenya, nje birre i eshte vene emri i tij

61. Me pare koleksiononte libra me histori grafike te SpiderMan dhe Konan

62. Kur ka qene adoleshent, ka punuar ne nje dyqan akulloresh; ndoshta prandaj tani nuk e ka qejf fare akulloren. Ndersa vajza e tij, Shasha, vdes per akullore

63. Ai eshte presidenti i pare me nje BlackBerry.

64. Eshte mengjarash

65. Emri i vajzes se tij, Malia, eshte emer Hauaian

obama-baby-460_793636c

66. Ka mbaruar Shkenca Politike ne Columbia

67. Flet mjaft mire edhe gjuhen spanjolle

68. Aplikoi per te qene ne kalendarin e shkolles ndersa studionte ne Harvard, por u refuzua nga komiteti i cili perbehej vetem nga femra

69. Vesh kostume Hart Schaffner Marx

70. Gjyshi i tij nga mamaja mori pjese ne Luften e Dyte Boterore

71. Babain e tij e ka takuar vetem nje here, ne 1971, gjate nje vizite per Krishtlindje

72. Imiton shume mire Marlon Brandon tek filmi “Kumbari”.

73. Tre burrat qe admiron me shume jane Mahatma Gandhi, Abraham Lincoln dhe Martin Lither King, Jr.

74. Prinderit e tij u njohen gjate ores se rusishtes.

75. Ndjek te gjitha ndeshjet e basketbollit te vajzes se tij, Shasha

76. eshte i pari president amerikan qe ka marre pjese ne spektaklet e mbremjeve te vona.

77. Gjyshja e tij e therriste “arush”.

78. Mban me vete per fat nje statuje te vogel te Shen Merise dhe nje byzylyk qe i perkiste me pare nje ushtari ne Irak

79. Perpara se te hynte ne Shtepine e Bardhe, ngiste nje Ford Escape Hybrid.

80. Emri i plote i vajzes se tij Sasha, eshte Natasha.

81. Ka shtate vellezer dhe motra nga martesat e tjera te babait te tij.

82. I pelqen te gatuaje pjata pikante.

83. eshte kusheri i larget i ish Zv. Presidentit Dick Cheney.

84. eshte Presidenti i pare ne histori me ngjyre.

85. Barack Obama i ka kerkuar Michelle, qe ajo te mund ta takonte ate me shpesh, por ajo ne fillim ka refuzuar.

86. Michelle pasi ka pare qe Obama ishte nje djale punetor si dhe i lidhur me kishen, ajo mendoi qe te shikonte ate me nje tjeter sy.

87. Kur Obama drekoi me te ne nje restorant ne vitin 1991 pas mbarimit te diskutimeve me Michelle dhe perfundimit te te ngrenit, zonjusha Robinson i pohoi te dashurit te saj se nevojitej qe lidhja e tyre te behej serioze.

88. Femijerine Obama e ka kaluar ne Indonezi, duke qene se e ema i punonte atje si antropologe. Pas perfundimit te kolegjit ne Kaliforni dhe Nju Jork, ai u vendos ne Çikago per te punuar si organizator komunitetesh ne lagjet e varfera. Ai me vone vijoi studimet per drejtesine ne Harvard.

89. Ne jeten publike Obama hyri me 1997, duke fituar nje vend ne Senatin Shteteror te Illinojit. Ne vitin 2004, ai fitoi zgjedhjet ne garen per ne Senatin e Shteteve te Bashkuara. U terhoq nga Senati pasi u be president, ne nentor te vitit 2008.

90. Ne vitin 2009, Obama fitoi Çmimin Nobel per Paqe per “perpjekjet e tij te jashtezakonshme ne fuqizimin e diplomacise nderkombetare dhe bashkepunimin midis popujve”.

91. Si djale i ri, Obama ishte i zgjuar, por gjysme-motra e tij, Maya Soetero-Ng, thote se ai “udhehiqej nga ambiciet”, ne vend qe te luante basketboll apo te notonte ne oqean.

92. Kur karriera e antropologjise e dergoi prape te emen ne Indonezi, Obama mbet ne Hawai per te ndjekur shkollen e mesme dhe ishte nen perkujdesjen e gjysherve nga nena, Maleyn dhe Stenley. Ai e ka pershkruar gjyshen e vet si “gurthemel i jetes sime”. Ajo vdiq me 2 nentor 2008, vetme dy dite para se ai te zgjidhej president.

93. Si adoleshent, interesimi i Obames perfshinte golfin dhe letrat, kendimin ne kor, por shumicen e kohes basketbollin.

94. Ne kujtimet e tij te titulluara “Guximi i Shpreses”, Obama rikujton se basketbolli ishte vendstrehimi i tij, i adoleshentit me race te perzier, i cili aty filloi te mendoje per identitetin.

95. Ai shkroi: “Te pakten ne fushen e basketbollit mund te gjeja pjesetare nga te gjitha komunitetet. Ishte ky vendi ku krijova miqesite me te ngushta, ku te jesh zezak nuk ishte disavantazh”.

96. Obama i filloi studimet universitare ne Kolegjin Occidental ne Los Angeles, ku e beri hapin e pare ne politike, duke folur ne nje tubim kunder aparteidit.

97. Por, ai deshi me shume se sa mund te ofronte nje universitet i vogel, prandaj shkoi ne New York dhe u regjistrua ne Universitetin Columbia, ku u diplomua

98. Ishin keto vite per te cilat ai pranoi se ka perdorur marihuane dhe kokaine, droga te cilat i quajti “deshtimi me i madh moral”.

99. Presidenti Obama eshte i pari President amerikan qe futi birren ne Shtepine e Bardhe.

100. Barack Obama ka fituar nje pale doreza boksi nga Muhammad Ali