Fakte interesante për saunat

 

Vitet e fundit përdorimi i saunave dhe qendrave spa për relaksim, largimin e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies, është bërë akoma dhe më shumë popullor. Shqiptarët zakonisht frekuentojnë saunat në qendrat e bukurisë, hotele dhe qendrat e fitnesit. Një trend i ri është përhapur për instalimin e saunave në shtëpi, si apartamente ashtu dhe në vila.

Kur mendojmë për saunat, menjëherë në mendje na vjen Finlanda dhe fakti që përdorimi i tyre është multifunksional, por ka të paktën 5 detaje për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar të flitet më parë.

  1. Finlanda ka më shumë sauna sesa automjete

Të gjithë e dimë se Finlanda është toka e saunave, por askujt nuk ja merrte mendja se ekzistojnë 3,5 milion sauna në një popullsi me 5,5 milion banorë. Në Shqipëri saunat janë zakonisht të pranishme në hotele, palestra apo qendra spa luksoze, ndërsa në Finland ato gjenden në çdo shtëpi, kompani, ndërtesa administartive dhe madje edhe në Parlament.

  1. Instalimi i një sauna në shtëpi është më e lehtë nga sa mendoni

Në ditët e sotme ju mund të instaloni një sauna në çdo shtëpi dhe në hapësira shumë të vogla, ndoshta brenda dhomës suaj të gjumit nëse dëshironi. Për shembull, në Sauna.al ju mund të gjeni një sauna për shtëpinë tuaj, për 2-4 persona, me një material të cilësisë së lartë, që përshtatet edhe brenda një hapësire 3 metra katrorë. Gjëja më e mirë është çmimi, që fillon nga 2.499 euro. Përdorimi i paneleve prej druri bëhet sipas përmasave të dëshirura në mënyrë që sauna të vendoset në çdo ambient që dëshironi- banjë, dhomë gjumi madje edhe poshtë shkallëve.

  1. Në të kaluarën, gratë finlandeze lindin brenda në sauna

Benefitet pozitive të shëndetit nga përdorimi i saunës tashmë njihen nga të gjithë – sauna ka provuar se ndihmon nga i ftohti, problemet kardiovaskulare dhe sistemin e frymëmarrjes, problemet me lëkurën dhe ekzemat, dhe ajo gjithashtu zvogëlon rrezikun për artrit dhe demencë. Finlandezët kanë një shprehje “Nëse nuk mund të trajtohet me ndihmën e një sauna ose me alkool, atëherë duhet të jetë vdekjeprurëse“. Në të shkuarën e afërt, në Finland, saunat kanë qenë të lidhura me mjekësinë, për shkak se temperaturat e larta shkatërronin bakteret, duke krijuar një ambient steril. Për këtë arsye, saunat shpesh përdoreshin si një vend ku gratë lindin apo për proçedura të tjera mjekësore.

  1. Saunat janë një vend për takime biznesi ose politike

Është e zakonshme që takime të rëndësishme të mbahen në sauna për shkak të efektit të tyre qetësues. Dihet se gjatë Luftës së Ftohtë, presidenti finlandez Urho Kekkonen (i cili ka lindur në një sauna) takimet më të rëndësishme i zhvillonte në saunan e tij. Pas një takimi me Hrushchov, BRSS deklaroi mbështetje për Finlandën që të bashkëpunonte me vendet e Perëndimit. Edhe në filmat e Hollywood-it shohim që shumë momente të rëndësishme zhvillohen brenda në suana.

  1. Ju mund të shijoni përfitimet e saunës edhe nëse nuk e duroni dot nxehtësinë

Falë teknologjive më të fundit, përfitimet e saunës janë në dispozicion edhe për ata që nuk mund të qëndrojnë në temperatura të larta në sauna tradicionale finlandeze (70-90 gradë Celsius). Kohët e fundit, më të njohura janë bërë saunat infrared që kanë të njëjtat efekte, por përdorin temperatura më të ulta (40-60 gradë Celsius). Ka edhe saune bio të cilat janë të dizenjuara veçanërisht për ata që janë shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë në mënyrë që të mund të shijojnë përfitimet shëndetësore që ofron një sauna.

Ne shpresojmë t’ju kemi motivuar që të gjeni sa më shpejt saunën tuaj ideale, gjë që do t’ju bëjë, siç thonë finlandezët, “saunanjalkeinen”, që do të thotë se jeni jashtë saunës dhe jeni plotësisht të relaksuar dhe gati për pothuajse çdo gjë.