Fakte interesante rreth sex simol Marylin Monroe

Lidhur me artikullin:

Nese do te ishte gjalle, ikona e bukurise se viteve 50 do te festonte sot 90 vjetorin e lindjes, por edhe pse ka 54 vite qe ajo eshte ndare nga jeta, Monroe ende vazhdon te jete legjende e bukurise dhe artit.

Ja disa fakte interesante rreth jetes se saj.

Marylin Monroe karrieren e saj fillimisht e ka filluar si modele, per tu bere me pas aktore qe do te shenonte historine per tu permendur deri ne ditet tona, e me gjate.

Ajo ishte sex simbol dhe femra qe merret per model kur flitet per standarde te bukurise.

Ka disa gjera te pathena rreth saj, te cilat japin nje pershtypje tjeter per figuren e Monroe.

Marylin per punen qe bente paguhej shume pak. Per filmin, “Something got to Give” qe e kishte lene ne gjysme, ajo ishte paguar vetem 100,000 dollare, ndryshe nga Elizabeth Taylor e cila ne te njejten kohe kishte marre 1 milion dollare per Kleopatren, ishin shume pak.

Por gjithsesi ajo vdiq si milionere. Ne vitin 1962 ajo ishte pushuar nga kompania Twentieth-Century Fox, pas vonesave kronike dhe mos paraqitjet ne pune. Por me 1 gusht, 4 dite para vdekjes se saj, ajo ishte ripunesuar ne kete kompani, per 1 milion dollare.

Ajo e kishte pothuajse te pamundur t’i mesonte tekstet e filmave.

Marylin ishte figura kryesore ne fotografine e kopertines se muajit ne revisten Play Boy ne vitin 1953.

Ajo kishte disa emra. Ne certifikaten e saj te lindjes shkruhet se emri i saj ishte Norma Jeane Mortenson, ishte pagezuar si Norma Jeane Baker, ndersa njihej me emrat Jean Norman dhe Mona Monroe, ne hotele nenshkruhej si Zelda Zonk ndersa inicialet e saj skenike ishin Jean Adair.

Ligjerisht ajo e ka nderruar emrin ne Marylin Monroe ne mars te vitit 1956, kur vetem ishte bere yll.

Marylin Monrore ka jetuar per nje vit ne jetimoren e Los Angeles.

Eshte thene se ajo po planifikonte te rimartohej me Joe DiMaggio ne kohen kur vdiq. Pasi martesa e tyre deshtoi, DiMaggio perfundoi ne terapi, ku luftoi per disa muaj me betejen ndaj alkolit.

Marylin ishte e apasionuar pas kafsheve, veçanerisht pas qenve.

Ne moshen 16 vjeçare, para se te martohej me Joe DiMaggion dhe Arthur Miller, ajo ishte e martuar me James Dougherty. Pas ndarjes se tyre ai ishte bere detektiv, dhe u braktis nga gruaja pasi shkonte qe t’i shihte filmat e Marylin Monroe.

Monroe eshte gruaja e dyte ne bote qe arriti te kishte nje kompani produksioni te veten. (Mary Pickford ishte e para).

Asaj i pelqente qe te ecte e zhveshur. Ne mesin femrave te punesuara neper studio, qe ishin artiste grimi, sherbetore dhe frizere, ajo sillej e zhveshur.

Shume nga miqte e saj besojne se ajo eshte vrare. Ne mesin e te dyshuarve jane vellezerit Keneddy, Robert dhe John. Mafiozi Sam Giancana dhe psikiatri Ralph Greenson.

Ajo ishte kuzhiniere e shkelqyer sidomos per pergatitjen e midhjeve. Kur shkrimtaret e gazetes New York Times, kishin provuar qe ta shkruanin receptin e saj, kishin deklaruar se ishte mjaft e komplikuar.

Nje raport ne New York Times, thoshte se numri i vetevrasjeve ne New York ishte rritur pas vdekjes se saj, mesatarja 12 ne dite. Nje person qe kishte vrare veten kishte lene nje shenim ku thuhej: “Nese krijesa me e bukur ne bote vdiq, nuk ka me arsye per te jetuar, dhe nuk do jetoj as une”.