Farka Volej ne histori. Arrin finalen e kupes se Shqiperise

Farka Volej beri mrekulline duke siguruar finalen e pare ne histori te Kupes se Shqiperise, ku do te gjeje perballe Studentin. Nje fitore 3-2 me sete ndaj Tiranes, qe pak kush e priste, por qe ne fakt erdhi pas lojes ne grup te jashtezakonshem te skuadres se Bardhit, qe me nje moshe mesatare prej 18 vjetesh arriti te munde nje klub me tradite si Tirana.

Loja e Kocit, Qepes e Metanit spikati qe ne fillim te ekipi i Farka Volej, qe arriti te siguroje nje shkeputje qe ne setin e pare por eksperienca e Tiranes beri qe rezultati te kthehej me bardheblute qe fituan 27-25. Freskia e skuadres se Farkes u be evidente ne setin e dyte, te cilin djemte e Bardhit e fituan 25-19, ndersa dhe ne setin e trete dominuan duke triumfuar 25-22. Ne setin e katert Farka Volej u shkeput menjehere me nje 8-3, por eksperienca e Tiranes beri qe shifrat te kthehesin me bardheblute qe fituan 25-23 ne fund. Seti i fundit ishte shume i luftuar. Me rezultatin 14-13, Tirana anulloi match pointin e pare, por Farka megjithate nuk ra pre e emocioneve duke fituar ne fund 16-14, per finalen e pare te Kupes se Shqiperise ne historine e saj te shkurter 6 vjecare.

Studenti ne krahun tjeter arriti te fitoje 3-1 ndaj Teutes. Pervoja e lojtareve te ekipit te Tomorrit beri diferencen, sidomos pas humbjes se setit te pare me rezultatin 25-23. Ne setin e dyte eksperienca e Tukseferit, ndihmoi Studentin te fitonte lehtesisht 25-17, nderkohe qe ne setin e trete gjithcka ishte e ekuilibruar deri ne rezultatin 15-15, perpara se Studenti te shkeputej per fitoren 25-21. Seti i fundit gjithashtu nisi me mire per Teuten qe u shkeput deri ne 18-14, por pushimi i kerkuar nga trajneri Ylli Tomorri rezultoi vendimtar, pasi nga ky moment Studenti jo vetem ktheu rezultatin duke fituar 25-21, por gjithashtu arriti te fitoje dhe krejt takimin 3-1 me sete dhe kete te shtune do te perballet me Farka Volej ne finalen qe do te luhet ne oren 18 ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.