Fati i Lorik Canes. Kunder Frances ne Marseje

Lidhur me artikullin:

Lorik Cana mes ambicieve dhe emocioneve. Deshira per te perfaqesuar sa me mire Shqiperine ne finalet e Euro 2016 ne France, me endrren per tu kualifikuar nga faza e grupeve. Por, edhe nje perfaqesim special, ndaj Kombetares dhe ne vendin me te cilin kapiteni kuqezi eshte mjaft i lidhur. Mbi te gjitha dueli me 15 Qershor me gjelat ne “Velodrome” te Marsejes, stadiumi ku mbetet nje idhull i tifozeve.

“Prej femijerise kam vendosur te perfaqesoj Shqiperine, ndersa Franca eshte vendi im i dyte. Aty kam kaluar pjesen me te madhe te karrieres dhe familja ime jeton ende aty. Fakti qe do te luaj kunder tyre, e per me teper ne Velodrome eshte mjaft i veçante. Per mua dhe familjen time do te jete nje dite e mahnitshme. Kjo eshte nje shenje e fatit. Shtepia jone ne Marseje eshte vetem 15 minuta larg stadiumit. Ndeshje e veçante do te jete edhe ajo kunder Zvicres, ku gjysma e ekipit perbehet nga lojtare me origjine shqiptare. Po pres me padurim qe te vije Qershori”.

Mbrojtesi qe ka luajtur 10 vjet ne futbollin francez, duke mbrojtur ngjyrat e Paris Saint Germain dhe Marseille ka folur edhe per shanset e skuadrave ne Grupin A te evenimentit kontinental.

“Franca eshte favorite per ta fituar grupin. Kur luan ne shtepi, skuadra frenceze i fiton gjithmone ndeshjet. Persa i takon Shqiperise, ne futboll çdo gje eshte e mundur. Kemi perparuar si skuader dhe kete e konfirmojne fitorja dhe barazimi ndaj Frances ne miqesoret e fundit. Lojtaret tane po rriten. Kemi nje grup solid dhe qe nuk ka pesuar shume gola”.

Ne fund te intervistes se dhene pas ndeshjes ku Nantes barazoi Toulouse, Cana shpjegoi entuziazmin e jashtezakonshem te lojtareve, por mbi te gjitha te tifozeve per debutimin e Kombetares ne Kampionatin Europian.

Video Player