Federer, Berdych dhe Monfilis ne 16 me te miret

Shiu i erdhi ne ndihme Roger Federerit ne U.S Open, me zviceranin qe fale nderprerjes arriti te permbyse rezultatin ndaj spanjollit Marcel Granollers duke fituar 3-1 me sete. Tenisti zviceran humbi setin e pare 4-6, por u pergjigj ne tre te tjeret me rezultat te ngjashem 6-1, ku match point te ndeshjes e realizoi madje me nje game me break, teksa i theu sherbimin kundershtarit duke siguruar nje vend ne raundin e katert te turneut Slam. Nuk hasi probleme Tomas Berdych per te mundur numrin 62 te botes, rusin Teymuraz Gabashvili. Tenisti cek e mbylli shpejt e shpejt ndeshjen e tij me shifrat 6-3, 6-2, 6-4. Gael Monfils fitoi ne derbin francez me Richard Gasquets teksa triumfoi 3-0 me sete, 6-4, 6-2, 6-2. Kroati Marin Cilic, pati gjithashtu nevoje per kater sete per te mundur 3-1 afrikano-jugorin Kevin Anderson ndersa surprizen e dites e dhuroi David Ferrer. Raketa numer kater e botes humbi 3-1 me sete me francezin Gilles Simon, qe fitoi setin e pare 6-3, perpara se Ferrer te barazonte rezultatin me shifra te ngjashme. Ne dy setet e fundit, tenisti francez ishte i papermbajtshem duke fituar 6-1, 6-3 e duke siguruar kalimin ne raundin tjeter. Ne kategorine e femrave, fituesja e French Open, Maria Sharapova u nxor jashte nga Caroline Wozniacki. Tenistja daneze fitoi setin e pare 6-4, ndersa rusja u pergjigj ne te dytin 6-2, perpara se po 6-2 te dorezohej ne setin e fundit ku Wozniacki mori plot dy game me break duke siguruar kalimin me tej.