Federer braktis Olimpiaden. Shkak problemet fizike

Lidhur me artikullin:

Nje rrufe ne qiell te hapur. Roger Federer do te jete mungesa me e madhe e raketes boterore ne Olimpiaden Rio 2016 pasi nuk ia ka dale mbane te evitoje problemet fizike qe e detyrojne ta mbylle kete sezon ne infermieri. FedEx e ben te ditur vendimin nepermjet nje komunikate te publikuar ne Facebook ku thekson se do te heqe dore nga çdo aktivitet per te evituar komplikacionet te gjurin e majte te operuar ne muajin Shkurt. “Te dashur tifoze, me vjen shume keq qe ju njoftoj se nuk mund ta perfaqesoj Zvicren ne Lojrat Olimpike dhe do te humbas gjithe sezonin. Pasi studiuam te gjithe situaten, une mjeket dhe skuadra ime, mora vendimin e veshtire qe do te me ndihmoje ne rehabilitimin e gjurit. Mjeket me bene me dije se nese ne te ardhmen dua te luaj i pandikuar nga gjuri, duhet t’i jap kohen e duhur per t’u sheruar. Jam shume i motivuar per t’u rikthyer sa me i forte dhe ne shendet te plote ne vitin 2017”, thekson mes te tjerash ish numri 1 i botes.

Ne Brazil, Federer do te luante turneun e peste olimpik. Ai debutoi gjate vitit 2000 ne Sydney, ndersa medaljen e argjendte e fitoi vetem 4 vjet me pare ne Londer ku u mund ne finale nga britaniku Andy Murray.