Federer pa probleme ne US Open. Eleminohet Williams

Asnje veshtiresi as ne raundin e dyte te Us Open per zviceranin Roger Federer. Numri 3 i Botes dhe favoriti numer 2 per te triumfuar ne cimenton New-York-eze mposhti lehtesisht ne 1 ore e 50 minuta loje numrin 104 ne bote australianin Sam Groth. Tenisti helvet arriti ta thyente me rezultat identik 6-4 ne tre sete 26-vjecarin nga vendi i kangureve. Ne raundin e trete te Grand-Slamit amerikan Federer do te gjeje perballe spanjollin Granollers-Pujol qe nga ana e tij kaloi ne set final kroatin Ivo Karlovic. Ndryshe nga numri 3 i botes, vuajti jashtezakonisht shume ceku Thomas Berdych per te siguruar nje bilete ne ruandin e trete. Favoriti numer 6 per te triumfuar ne Us Open kaloi 3-2 me sete sllovakun Martin Klizan ne nje ndeshje maratone qe zgjati 3 ore e 48 minuta. Bullgari Grigor Dimitrov e pati nje shetitje sfiden e tij perballe izraelitit Dudi Sela, teksa e mposhti kete te fundit 3-0 me sete me shifrat 6-1 6-2 6-2. Surpriza e dites se peste ishte eliminimi i letonezit Ernests Gulbis. Numri 12 ne renditjen Atp u thye ne set final nga austriaku Dominic Thiem, duke dhene keshtu lamtumiren turneut. Ne fazen tjeter u kualifikua edhe Gael Monflis. Tenisti francez mundi shume lehte 3-0 me sete kolumbianin Gonzales. Por edhe pse te meshkujt u eliminua Gulbis, surpriza e vertete erdhi nga kategoria e femrave, pasi numri 2 i Botes, rumunia Simona Halep u eliminua qe ne raundin e trete te turneut. 22-vjecarja e lindur ne Constanta u mposht ne derbin ballkanas nga kroatja Mirjana Lucic Baroni qe momentalisht mban numrin 121 ne renditjen WTA. Halep ne 1 ore e 37 minuta loje u thye 2-0 me sete me shifrat 6-7 2-6 nga rivalja e saj duke u bere keshtu emri i dyte i madh qe i jep lamtumiren Us Open pas polakes Agnjezka Radwanska. Edhe Venus Williams nuk arriti te kualifikohej ne raundin e 4-tert pasi u thye ne set final nga italiania Sara Errani. Caroline Wozniacki arriti te siguronte nje bilete ne fazen tjeter pasi mposhti lehtesisht gjermanen Andrea Petkovic 2-0 me sete me rezultatin 6-3 6-2. Nuk hasi veshtiresi per tu kualifikuar ne raundin e katert as Maria Sharapova. Masha kaloi tenisten gjermane Sabine Lisicki 2-0 me sete me shifrat 6-2 6-4 ne nje ndeshje qe zgjati 1 ore e 43 minuta. Vetem 1 game leshoi Jelena Jankovic perballe suedezes Larsson. 29-vjecarja nga Serbia shfaqi nje forme te shkelqyer dhe ne me pak se 1 ore loje arriti te thyente tenisten skandinave.