Fenerbahce kerkon te beje cmenduri. Kerkon yllin e Bayern Munchen

Lidhur me artikullin:

Kampionati turk ka pesuar mjaft ndryshime ne kete sezon, ku veçanerisht klubet e Stambollit kane shpenzuar miliona ne merkato.

Ne krye te listes qendron Fenerbahçe, qe nder te tjereve ka afruar lojtare si Nani apo Robin van Persi.

Por verdheblute e Stambollit nuk kenaqen me kaq dhe shefi i tyre Ilhan Eksioglu ka deklaruar se nje tjeter objektiv ne merkato eshte ylli i Bayern, Arjen Robben.

Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale, ai ka shprehur deshiren e klubit turk per te marre holandezin e 25-here kampioneve te Gjermanise.

Megjithate, Bayern dhe vete Robben kane mbyllur çdo shteg. Duke folur per gazeten holandeze “Algemeen Dagblad”, Robben ka hedhur poshte mundesine e transferimit ne Turqi.

“Deshira ime eshte qe lojtaret me te mire ne ekipet e tjera te Bundesliges te qendrojne ne Gjermani. Kjo do ta bente Bundesligen edhe me terheqese”- ka thene Robben.