Festa e Kombetares. Duka: “Do te bejme surprize ne France”

Lidhur me artikullin:

Ambasadori francez ne Tirane, Bernard Fitousi gjeti kohen ne keto momente te veshtira per Kombin francez per te qene prezent ne ceremonine e FSHF per kualifikimin e Kombetares ne Euro 2016 qe u zhvillua ne Pallatin e Brigadave ne pranine e futbollisteve dhe stafit te Ekipit Kombetar, personaliteteve me te larte te sportit shqiptar dhe figurave te shquara te historise se tij, personaliteteve me te larta te politikes, e perfaqesuesve te Komuniteteve fetare. Sulmet terroriste ne Paris kishin vene ne medyshje organizimit e kesaj ceremonia por presidenti i FSHF Armand Duka shpjegoi personalisht arsyen e vendimit per zhvillimin e saj e pas fjales se tij u mbajt 1 minute heshtje per viktimat e sulmit terrorist ne Paris.

Pas ekzekutimit te himnit kombetar Duka pas falenderimeve per gjithe ata qe kontribuan ne suksesin e Kombetares duke mos harruar vecanerisht dhe gjithe brezat qe kane kontribuar per futbollin shqiptar, premtoi te tjera surpriza nga Kombetarja ne Europianin e Frances.

“Misioni yne nuk ka perfunduar ketu. Ne do ta vazhdojme ate ne Europian per te treguar vlerat e futbollit shqiptar. Une jam i bindur dhe ju garantoj se kombetarja nuk do te mjaftohet vetem me kualifikimin ne fazen finale por do t’ju dhuroje ne europian te tjera emocione dhe surpriza.”

Nje lajm i mire edhe per tifozet Kuq e Zi, me numrin nje te FSHF qe paralajmeroi ngritjen e nje qendre per ta ne France per te mbeshtetur kombetaren si dhe krijimin e lehtesirave per tifozet ne menyre qe te ndjekin Kombetaren ne stadiumet e Europianit..

“Ne do te ndertojme ne France nje shtepi per tifozet kuqezi. Nje vend ku ata do te mund te mblidhen, te ndjekin ndeshjet dhe do te kene mundesine edhe per tu takuar me idhujt e tyre”.

Duka ftoi me pas te gjithe anetaret e Kombetares dhe stafit per te marre medaljen e arte qe i eshte akorduar Perfaqesueses nga FSHF. Nje ngushellim te vecante per Kombin Francez drejtoi edhe kapiteni i kombetares Lorik Cana

Tejet i vecante edhe deklarata e De Biasit. Trajneri i Kombetares u drejtua per here te pare ne nje fjalim te terin ne shqip, edhe pse jo pa veshtiresi, ndersa zgjodhi simboliken e heroit tone Kombetar Skenderbeut, per te mbyllur debatin ndoshta te panevojshem se e kujt eshte merita me e madhe per kualifikimin e Kombetares ne Euro 2016.

”Disa dite me pare kryeministri Rama ju referua nje libri te Alister Campbell per te prekur pikat e perbashketa ne sport, politike e ekonomi. Une do ti referohem nje personazhi te Mesjetes. Skenderbeut, ai ishte ushtarak, pra ne nje fare menyre politikan dhe sportist, pervec se ishte dhe Atlet i Krishtit. Si italo-shqiptar e gjej kudo, ne sheshin Albania ne Rome edhe ketu. Pra nuk mund t’i shpetoj atij. Ndryshe nga Skenderbeu ne nuk jemi heronj, jemi tokesore, por ne lidhje per ceshtjen se kush ka me shume merita une do ti referohem fakteve historike per te, kur ai ju drejtua popullit pas nje fitoreje. ‘Lirine nuk e solla une’, fitoren nuk e solla une, ate e gjeta ketu mes jush, e gjeta ne shpirtin shqiptar dhe krenarine tuaj”.

Me pas de Biasi evidentoi se si ky sukses ishte frut i bashkimit kombetar te te gjitha trojeve ne Kombetaren Kuq e Zi, duke perdorur serish simboliken e Skenderbeut me amanetin e tij te fundit ne gojedhenen e njohur te shkopinjve qe nuk thyhen kur jane te bashkuar.

 

1 222 222333