Festivali Ballkanik i Veres, Shqiperia pjesemarrese me 5 kantina vere

Shqiperia merr pjese per here te pare ne Konkursin dhe Festivalin Ballkanik te Veres qe po mbahet ne Sofie te Bullgarise.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve ne bashkepunim me Proclic Webmarketing dhe Organizaten Shqiptare te Somelerise bene te mundur qe Shqiperia te paraqitet me 5 kantina vere, Cobo, Nurellari, Belba, Kallmet dhe Balaj.

Drejtori i Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, ne AIDA, Daniel Guçe, beri te ditur per ATSH-ne, se Shqiperia eshte i vetmi shtet me 100 % varietete autoktone. “Interesi ka qene shume i larte nga vizitoret dhe importuesit me te medhenj te vererave. Paraqitja e veres shqiptare ishte ne forme profesionale”.

Sipas tij, qellimi i pjesemarrjes ne kete aktivitet eshte jo vetem promovimi i veres, por dhe bashkepunimi rajonal per hapjen drejt tregjeve te reja. Pjesemarrese ne Konkursin dhe Festivalin Ballkanik te Veres jane pothuajse te gjitha vendet e Ballkanit.

/Lexo.al