Festivali i filmit te animuar ‘Anibar’ ne edicionin e tij te 7 do te zhvillohet ne Peje

Festivali i filmit te animuar Anibar shpall programin e plote per edicionin e shtate qe mbahet ne Peje prej datave 15 deri me 21 gusht. Kete vit do te trajtohet fenomeni i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike duke projektuar animacione qe interpretojne nderveprimin njerezor me kete fenomen global.

“Sot, njeriu vazhdon te ngarkohet nga informacioni, merzia, hutohet teksa uji e kaplon habitatin e tij si pasoje e veprimeve ose mungeses se veprimeve te njeriut ndaj mjedisit.”

Keshtu e kane interpretuar permes animacionit edhe konceptin ideatoret Jeanne Boukraa dhe Georges Legonidec.

Boukraa, qe eshte nje nga fitueset e edicionit te kaluar ne ANIBAR, pajtohet qe teknologjia eshte e nevojshme per zhvillimin e njeriut, mirepo ajo duhet te zhvillohet konform mjedisit dhe jo kunder tij.

Stili i jetes se njeriut pergjate shekullit te fundit ka ndryshuar shume, ndersa promovimi i nje jetese me te pergjegjshme mund te krijoje rezultate pozitive ne shoqerite e sotme.

Ne kete edicion filmat e perzgjedhur do te garojne ne kategorite: Nderkombetare; Student; Ballkanik; Ambient; Videoklipet e animuara muzikore, Panoramat boterore; si dhe Kids & Teen. Perveç çmimeve qe ndahen per keto kategori, kete vit do te ndahet edhe çmimi per kauzen me te mire e trajtuar nga nje film dhe çmimi i audiences. Ne total jane 270 filma te shkurte dhe 3 filma te gjate te ndare ne 42 programe. Ata do te projektohen ne kater kinema, dy te mbyllura dhe dy ne ambient te hapur.

Animacionet do te vleresohen nga nje juri e perbere nga animatore, producente, e drejtore te festivaleve kryesore te animacionit ne Europe.

Programi interaktiv i plote i filmave eshte i publikuar ne www.anibar.com

Ne lidhje me temen e festivalit, nje program special i kuruar nga Jiri Nedela i quajtur “Global Warming in Animation” do te shfaqe filma qe trajtojne temen e ndryshimeve klimatike permes animacionit. Programi permban nje perzgjedhje te balancuar ne mes te filmave edukative, dokumentare e artistike, te gjithe me qellim te paraqitjes sa me reale te problemit te ngrohjes globale.

Programet tjera speciale plotesojne spektrin e gjere krijues dhe me shume rendesi ku animacioni gjen vend, siç eshte programi “Hyrje ne videoklipe te animuara muzikore” i kuruar nga Tomek Ducki.

Ndersa bashkepunimi nderkombetar mes ANIBAR dhe NonStop Animation Film Fest (Spanje) / Bogoshorts Short Film Fest (Kolumbi) kane rezultuar ne programin ‘Fokus ne Spanje dhe Kolumbi’, qe permban disa programe te filmave dhe nje seri prezentimesh mbi industrine e animacionit ne keto vende dhe mundesine e perfitimit te pervojave nga keto shembuj. Programet “Animacioni Spanjoll dhe Katalunas” dhe “Animacioni Kolumbian” do te shfaqen si pjese e ketij bashkepunimi.

New Talents – Visegrad Forum eshte perzgjedhja e filmave te krijuar nga regjisoret e rinje te shteteve te Visegradit, me qellim te promovimit te punes se tyre nderkombetarisht ne festivale me audience sa me te gjere. Shfaqja e ketyre filmave eshte krahas qellimit te Anibarit per te promovuar studentet animator lokal, duke i bere ata pjese integrale te festivalit. Studente kosovar te filmit, te drejtuar nga nje profesor i animacionit, per here te dyte me rradhe do te vleresojne kategorine e filmave te studenteve. Me kete juri, Anibar vazhdon te promovoje fuqizimin e studenteve dhe te shtyje perpara integrimin e studenteve ne festivale te filmit.

Kete edicion festivali Anibar do te sjelle aktivitete tjera krahas projektimit te filmave te animuar – nje seri e prezantimeve dhe masterklaseve do te formojne shtyllat kyçe te programit.

“Si te jetojme nje jete kreative te animuar” eshte nje nga prezantimet me speciale per jeten e Ward Kimball, nje nder animatoret me me se shumti ndikim ne boten e filmit. Krijimtarine e Kimball do e tregoje historiani amerikan Amid Amidi, i cili do te ilustroje rezistencen e animatorit per te mbetur origjinal pavaresisht ndikimit te kompanise Walt Disney.

Celia Bullwinkel me prezentimin ‘Operacioni Viral: Si te promovoni filmin tuaj online’ – do te tregoj se si filmi i pare i saj ‘Sidewalk” u luajt ne 25 festivale dhe u shikua mbi 5 milion here online.
Producenti nga Spanja Toni Marin Villa do te mbaje 3 masterklasa te cilat do te flasin mbi industrine e animacionit ne Spanje, mbi bashke-produksionet, dhe mbi filmin e tij “Wrinkles” te shnderruar nga nje liber stripi ne film per ekranin e madh.

Segmenti ‘Meet the Filmmakers’ do te mbahet çdo dite ku regjisoret e filmave te shfaqur do te bisedojne me publikun.

Edukimi mbi animacionin kete vit do te realizohet me ane te pese punetorive. Partneret tradicional ‘Ottomani’ nga Italia do te mbajne 2 punetori per femije deri ne moshat 18 vjec, ndersa 2 punetorite e tjera do te jene te fokusuara ne animatoret kosovar me qellim te zhvillimit profesional te tyre.

Ndersa punetoria e peste do te fokusohet te zhvillimi i teknikes se vizatimit me qymyr dhe perdorimin e qymyrit ne animacion. Njera nga punetorite e udhehequr nga Toni Marin Villa – producent spanjoll, ka per qellim t’i ndihmoje filmberesit kosovar te cilet kane ngecur ne perfundimin e filmave te tyre te animuar. Perkrahje teknike, keshilla profesionale, permiresime te aftesive teknike, dhe ndihmese gjenerale ne prodhim dhe perfundim te filmit.

Pjesemarresit e festivalit do te argetohet me programin me te pasur deri me tani nga Anibar After Parties. Me formatin nje bend dhe nje DJ, parku Karagaq do te mbushet çdo nate me tinguj te muzikes se perzgjedhur e qe do te jehojne deri te gryka e Rugoves.