Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Prishtina Theater International Festival” – thirrje për aplikim

 

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater International Festival), shpall të hapur thirrjen për aplikim për të gjitha kompanitë teatrore të interesuara për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Festivalit PTIF, që do të mbahet në fillim të muajit tetor 2018, në Prishtinë.

Festivali organizohet nga Teatri AAB “Faruk Begolli” dhe Kolegji AAB në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në edicionin e parë, të mbajtur gjatë vitit 2017, në PTIF morën pjesë trupa teatrale nga Irani, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Shqipëria e Italia.

Krahas programit garues, në festivalin PTIF pati edhe shumë ngjarje të tjera të organizuara nga Kolegji AAB, në të cilat morën pjesë studentë dhe artdashës të shumtë.

Trupat e interesuar për aplikim, duhet të dërgojnë një shprehje interesi për aplikim, në adresën: [email protected], ku duhet të dërgojnë specifikat e shfaqjes, si: institucioni (teatri), autori i tekstit, ansambli i shfaqjes, regjisori, skenografia, etj.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 30 mars 2018.